Categories Sport

Interi mposht Slavian, Barcelona thyen Dortmundin

Interi mposhti pastër me shifrat 1-3 Slavian e Pragës, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në grup. Golit të Lautaros në minutën e 19-të, iu përgjigj Suçek në minutën e 37-të, me penallti e cila u fitua nga Olainka.Gjithsesi, në fundin e takimit Interi arriti të siguronte edhe fitoren. Romelu Lukaku shënoi të dytin në minutën e 81-të, ndërsa Lautaro shënoi të tretin në minutën e 88-të. Në takimin tjetër të këtij grupi, Barcelona mposhti 3-1 Borusian e Dortmundit. Suarez, Grizman e Mesi shënuan për katalanasit, ndërkohë goli i Sanços nuk mjaftoi për verdhezinjtë. Pas 5 ndeshjeve, Barcelona mban vendin e parë me 11 pikë, ndërsa Interi i dyti me 7 pikë. Po kaq pikë ka edhe Dortmundi, por mbetet në vendin e tretë. Vetëm vendi i fundit për Slavian me 2 pikë.

Në takimet e tjera, Liverpuli dhe Napoli barazuan 1-1, ndërkohë që Ajaksi fitoi 0-2 në fushën e Lilës. Më poshtë, rezultatet e plota.

Barcelona-Dortmund 3-1
Suarez 29′, Mesi 33′, Grizman 67′ / Sanço 77′

Slavia Pragë-Inter 1-3
Suçek pen. 37′ / Lautaro 19′, 88′, Lukaku 81′,

Liverpul-Napoli 1-1
Lovren 65′ / Mertens 21′

Lilë-Ajaks 0-2
/ Zieh 2′, Promes 59′

Lajpcig-Benfika 2-2
Forsberg pen. 89′, 96′ / Pici 20′, Vinicius 59

Genk-Salcburg 1-4
Samata 85′ / Daka 43′, Minamino 45′, Huang 69′, Haland 87′

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME