Categories Lajme

Zjarrfikësit italianë bëjnë një tjetër gjest human pasi largohen dhe tregojnë bujarinë e shqiptarit

Forcat zjarrfikëse italiane të cilat i erdhën në ndihmë pupullit shqiptar në këto ditë të vështira gjatë tërmetit të 26 nëntorit u larguan nga vendi ynë duke bërë edhe një gjest tjetër fisnik.

Pak para se të linin Shqipërinë ata mblodhën një shumë lekësh dhe ja dhuruan një banori që ishte prekur nga tërmeti. Një prej zjarrfikësve ka ndarë në rrjetet sociale momente nga darka në Shqipëri që iu bë dhuratë nga pronari shqiptar i restorantit ku në këmbin të kësaj, ata mblodhën një shumë parash për një person në nevojë.

“Dua t’ju tregoj për ditën e fundit në Shqipëri, pasi ministria na kishte urdhëruar të kthehemi në shtëpi, pasi puna për të rikuperuar trupat e bllokuar në gërmadha kishte përfunduar. Shkuam në një restorant (Resto bar Hemingway-Durazzo) para se të hipnim në anije, hëngrëm darkën, u përshëndetëm me dashuri, por në fund të mbrëmjes pronari na pagoi darkën për të na falënderuar për punën tonë.

Fillimisht ne nuk e pranuam këtë dhuratë, por duke marrë parasysh këmbënguljen e pronarit, të gjithë kolegët menduam të bënim një gjest bamirës për disa të varfër të njohur të tij, duke mbledhur një shumë të konsiderueshme.

Kështu ndodhi, dhe pasi e bindëm pronarin të pranonte kërkesën tonë, të gjithë u përqafuam njëri-tjetrin dhe u emocionuam për atë moment. Ndërkohë, qeveria shqiptare, përmes ministrit të saj, na nderoi dhe na falënderoi me këto certifikata të njohjes “ad personam”, shkruan një nga zjarrfikësit në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME