Categories Lajme

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, 20 efektivë të Forcave të Armatosura angazhohen për shuarjen e flakëve

Për shkak të situatës së rënduar nga zjarri në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se 20 efektivë të FA dhe 5 mjete janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

Kujtojmë se një zjarr ka përfshirë pikën e grumbullimit të plehrave, pranë inceneratorit të Elbasanit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit janë angazhuar për të shuar flakët.

Nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar rënien e zjarrit, ndërsa theksohet se fusha ruhet edhe me roje.

Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta”, njofton ministri Peleshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME