Categories Lajme

Zjàrri në garazhin e pallatit, momenti kur shpëtohet foshnja 3-muajshe

Zjarri i rënë në grazhin e një pallati në kryeqytet mëngjesin e të dielës shkaktoi frikë dhe panik te banorët. Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut, ku shtëllungat e tymit nga garazhi kanë mbushur hapësirën e shkallëve mes kateve duket e bërë thuajse të pamundur largimin e banorëve për shkak të asfiksisë që krijonte tymi.

Në këtë situatë policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë ndërhyrë për të evakuuar banorët, ku pjesë e të shpëtuarve ishte edhe një foshnje 3-muajshe. Sikurse duket edhe në foto, zjarrëfikësi, i cili përmes shkallëve të zjarrfikëses ishte ngjitur në katet e larta për të evakuuar banorët merr në krahë foshnjen 3-muajshe.

Pas foshnjës u evakuua dhe nëna, e cila shfaqet me batanijen e gjumit në dorë duke u ribashkuar pas pak minutash në tokë me të birin. Nga zjarri nuk pati të lënduar, por flakët që fillimisht përfshinë një makinë bënë që të dëmtohen edhe makinat e tjera që ishin të parkuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME