Categories Lajme

Zjarri në Greqi del jashtë kontrollit, flakët përhapen në zona të banuara

Ditën e sotme një zonë pyjore ne Stamata në Greqi është përfshirë nga flakët. Autoritetet njoftojnë se zjarri zjarri ka arritur në zona të banuara, duke u kthyer në rrezik për qytetarët.

Shërbimet zjarrfikëse po përballen më flakë të mëdha , ndërsa autoritetet po përpiqen të evakuojnë sa më shumë njerëz. 68 zjarrfikës po operojnë për të shuar zjarrin, në vend ndodhen 22 automjete, 3 grupe këmbësorësh gjithashtu edhe njerëz vullnetarë janë bashkuar për të ndihmuar shërbimet zjarrfikëse.

Ndërsa 5 helikopterë dhe 4 aeroplanë po ndërhyjnë nga ajri. Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve Lejtnant Srefanos Kolokouri dhe një njësi e drejtorisë së Krimeve të zjarrit gjithashtu është nisur në zonë për të hetuar shkaqet e zjarrit. Mbrojtja Civile i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në zona të sigurta për shkak se situata është e vështirë dhe se flakët po përpijnë gjithçka që iu del përpara.

Kryetari i Bashkisë së Dionysos Giannis Kalafatos, në një komunikim për mediat është shprehur se po zhvillohet një betejë e vështirë me flakët dhe se situata paraqitet dramatike.

“Situata është jashtë kontrollit, për fat të keq gjërat janë vështirësuar. Ne po përpiqemi të shpëtojmë qytetarët. Të gjithë po përpiqen të shuajnë flakët. Në vendngjarje janë zjarrfikësit, avionët të gjithë janë në betejë dhe situata është e vështirë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME