Categories Lajme

Zjarri përfshin dy fshatra në Cakran, dëmtohen ullishtet (VIDEO)

Dy vatra zjarri kanë përfshirë zonën e pyllit në fshatin Vreshtas dhe në fshatin Gjorgos të njëjsisë administrative Cakran, ku rrezikohet të digjet edhe një banesë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse  për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të tyre. Zjarri është ndihmuar edhe nga temperaturat e larta.

Ndërkohë që digjen disa hektarë pyje, shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e një zjarrvënie të qëllimshme për të hapur kullota të reja. Kujtojmë se në këtë zonë ka patur zjarr edhe katër ditë më parë por që u shua nga zjarrfikësit.

Si pasojë e këtij zjarri janë djegur edhe disa rrënjë ullishtet ndërsa situata më e rëndë është në fshatin Vreshtas pasi në Gjorgos zjarri është shuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME