Categories Lajme

Zjarrvëniet shkrumbuan Shkodrën

Plot 80 raste më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019, u shënuan gjatë muajve korrik-gusht. Sipas shërbimit zjarrfikës, pjesa më e madhe u shkaktuan nga dora njeriut, ku një pjesë janë të qëllimshme e të tjerë nga pakujdesia. “Një statistikë e thjeshtë, në muajin korrik dhe gusht 2019 kemi pasur 128 raste, kurse në periudhën korrik-gusht 2020 deri në ditën e sotme janë 207 raste, pra gati 80 raste më shumë. Nga këto zjarre fshihen shkaqe njerëzore. Nuk ka zjarr që lidh vetvetiu në Shqipëri, mund të jenë një në një milion. Por, a vijnë nga pakujdesia apo janë zjarrvënie të qëllimshme, i takon hetimit ta zbulojë”, shprehet Agron Dibra, shef i shërbimit zjarrfikës Shkodër. Zjarrvënia e qëllimshme apo nga pakujdesia qoftë është vepër penale. Por identifikimi dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve është një prej pikave ku puna e organeve ligjzbatuese ka patur mangësi.

Agron Dibra:“Mbetet problem puna e policisë, unë e kuptoj dhe vështirësinë e tyre pasi ai që vendos zjarrin largohet, por me statistika janë shumë dobët në kapjen e autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo jo” Duke qënë se edhe shtatori parashikohet si një muaj problematik, shërbimi zjarrfikës bën thirrje që qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve për hapje të kullotave dhe të ruhet kurora e gjelbërt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME