Categories Lajme

Zonja e Parë e Ukrainës: Djali im 9-vjeçar dëshiron të bëhet ushtar

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska thotë se lufta në Ukrainë e ka inkurajuar djalin e saj 9-vjeçar që të bëhet ushtar kur të rritet.

Në një intervistë për NBC, Zelenska tha se djali tani mendon vetëm për artet marciale dhe si të përdorë një armë.

“Shpresoj që djali im ta rikthejë fëmijërinë. Para luftës ka shkuar në folklor, ka luajtur piano, ka mësuar anglisht… Pas pushtimit, ai padyshim që dëshiron të jetë ushtar”, tha bashkëshortja e Volodymyr Zelenskyt.

Zelenska vizitoi SHBA-në, ku bëri apel që të dërgohen më shumë armë në Ukrainë.

Zonja e Parë dhe presidenti kanë dy fëmijë, një djalë nëntë vjeçar dhe një vajzë 18-vjeçare. Gjatë vizitës së saj, Zelenska foli edhe për problemet e fëmijëve dhe prindërve të tjerë në Ukrainë.

Gjatë fjalimit 15-minutësh në Kongresin Amerikan, ajo tregoi foto dhe video të fëmijëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas.

“Ne duam që çdo baba dhe çdo nënë të jetë në gjendje t’i thotë fëmijës së tyre “Shko të flesh i qetë. Nuk do të ketë më sulme ajrore dhe raketa”. A është kjo shumë për të dëshiruar? Fatkeqësisht, lufta nuk ka përfunduar dhe terrori vazhdon”, tha ajo.

Gjatë vizitës së saj në SHBA, Zelenska u takua me presidentin amerikan, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden, si dhe me Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken./vizion plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME