Categories Teknologji

Zuckerberg: Fushatë e koordinuar kundër Facebook

Kritikat me synime të mira ndihmojnë për t’u përmirësuar, por mendoj se po shohim një përpjekje të koordinuar për të përdorur në mënyrë selektive dokumentet e rrjedhura për për të pikturuar një imazh të rremë të kompanisë sonë, deklaroi kompania Facebook ndaj kritikave për mosveprimin ndaj urrejtjes, dezinformimit dhe paligjshmërisë.

“Realiteti është se ne kemi një kulturë të hapur që inkurajon diskutimin mbi punën tonë duke bërë përparim në shumë çështje komplekse që nuk janë specifike vetëm për ne”, shtoi kompania.

Rrjeti social Facebook po përballet me një krizë të madhe nga Cambridge Analytica.

Mediet kryesore amerikane, 17 në tërësi, publikojnë të ashtuquajturat ”Facebook Papers”, ku zbulojnë sekretet e rrjetit social të Mark Zuckerbergut.

Dokumentet e reja, më shumë se 10 000 faqe, ofrojnë një pasqyrë të asaj që po ndodh brenda kompanisë dhe procesin e saj të vendimmarrjes.

Zbulimet përfshijnë alarme të injoruara nga punonjësit lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin si dhe kërkesat e tyre për të parandaluar politikanët dhe personat e famshëm në SHBA nga postimi i gjithçkaje që ata kanë dashur në rrjetet sociale, pavarësisht pajtueshmërinë me politikat e këtij rrjeti social.

Dokumentet zbulojnë gjithashtu ankesën e punonjësve për të ndaluar postimet që nxisnin dhunën në vendet në rrezik si Etiopia, por edhe raportet e vitit 2018 për trafikimin e  qenieve njerëzore.

Dokumentet zbulojnë se si Shërbimet e Facebook janë përdorur për të përhapur urrejtjen  fetare në Ind, në shkurt 2020, që përkon me tensionet që shpërthyen në Nju Delhi gjatë të cilave vdiqën 53 persona.

Ndër gjetjet janë edhe ato të raportuara nga ”Washington Post” që citon disa burime dhe që kanë lidhje drejtpërdrejt me Zuckerberg. ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME