Categories Teknologji

Zuckerberg ka gati zbulimin që do t’i zëvendësojë telefonat e mençur

Projekti me emrin e koduar Orion, në të cilin Facebooku po punon tash e ca kohë, do të duhej t’i ndryshonte plotësisht jetët tona dhe t’i dërgonte telefonat e mençur në histori. Kështu të paktën mendon Zuckerbergu. Mënyra se si ne komunikojmë dhe u qasemi përmbajtjeve do të duhej të ndryshonte për shkak të – syzeve për realitet të shtuar.

Gadgeti është duke u zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë Luxottica, e cila i ka brendet si Ray-Ban dhe Oakley, dhe e cila ka bashkëpunuar me Google për t’i zhvilluar syzet e tyre të mençura. Për Mark Zuckerbergun, Orion është një nga prioritetet më të mëdha, sepse nëse parashikimet e tij rezultojnë të vërteta, me të vërtetë mund të sjellë revolucion dhe gjithashtu ta shënojë fillimin e fundit të telefonave të mençur.

Departamenti intern i Facebookut ka kohë që po i zhvillon syzet, por deri më tani përpjekjet e tyre nuk janë shpaguar, pasi që ato i kanë disa probleme me dizajnin dhe dimensionet. Me pak fjalë, nuk mund ta bëjnë një gadget me dimensione të syzeve klasike, shkruan KOHA Ditore. Gadgeti nuk duhet të jetë i imponueshëm, dhe duhet ta mbështesë teknologjinë moderne. Me syze të tilla do të mund të bisedonim, ndërsa ato gjithashtu do ta kishin kamerën për fotografim dhe mund të transmetojnë drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Brenda tyre do të shfaqeshin përmbajtja, njoftimet e ndryshme dhe gjëra të ngjashme.

Ekzistojnë dy mënyra për të operuar me Orionin. Njëra është përmes asistentit zanor të cilin Facebooku po e zhvillon gjithashtu, dhe tjetra përmes një unaze speciale e cila do ta ketë sensorin e lëvizjeve. Me gjeste dhe lëvizje të unazës do të operohej me opsione të caktuara të syzeve. Afati për përfundimin e këtyre syzeve është midis 2023 dhe 2025. Gjithashtu, Facebooku nuk është e vetmja kompani që po e shqyrton këtë zgjidhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME