Categories Lajme

Zvicër, pr.angosen dy shqiptarë me ko.kainë, vlera tre milionë euro

Autoritetet zviceranë kanë sekuestruar 12 kg kokainë, 80% e pastër me vlerë 3 milionë euro. Në pranga janë vënë tre shtetas shqiptarë të moshës 23, 29 e 39 vjeç. Më i riu në moshë është banues në Foggia të Italisë, ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë rezidentë në Piza. Ndalimi i shqiptarëve u bë në daljen e autostradës A22 që lidh Italinë me Zvicrën në afërsi të komunës Vipiteno. Trafikantët udhëtonin me dy automjetet të ndryshme. Në njërin prej automjetëve ku udhëtonte shqiptari 23 vjecar u gjetën 9 pako kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë të modifikuar enkas në makinë.

Në automjetin e dytë me në bord dy shqiptarët e tjerë u gjet një tjetër pako me kokainë e konfeksionuar me një corap. Kokaina e sekuestruar në të dy automjetet është e të njëjtës cilësi. Dyshohet se kokaina trafikohej nga Hollanda. Cilësia e saj mjaft e pastër bën që nga 1 gramë kokainë të përgatiten 4 doza droge. Tre shqiptarët ndodhen në burgun e Bolzanos e kanë preferuar të mos u përgjigjen pyetjeve të prokurorërve zviceranë. Ata rrezikojnë nga 8 deri në 20 vite burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME