Categories Lajme

Zvicra i kërkon “ndihmë” Shqipërisë, Policia: 10 mijë franga për zbardhjen e një vrasje të vitit 1999

Policia e kantonit të Zyrihut në Zvicër për herë të parë kërkon ndihmën e qytetarëve shqiptarë, duke vënë një shpërblim prej 10’000 frangash për çdo informacion që do të çoj në identifikimin dhe dënimin e autorëve të një vrasje në vitin 1999.

Në njoftimin e policisë së Zyrihut thuhet se më 3 nëntor 1999, në Schlieren, u plagos për vdekje nga të shtënat me armë zjarri në atë kohë një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Ndërsa shoqëruesi i tij u plagos.

Viktimat ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Kantonin e Solothurnit.

Si i dyshuar u identifikua një person 18-vjeçar, nga Shqipëria.

Për këtë shkak ai u burgos në Itali në vitin 2000 dhe u ekstradua në Zvicër në 2002.

Në mungesë të provave të mjaftueshme, procesi ndaj tij u pezullua më 2003.

Hetimet e deritashme nxorën në pah se vepra të ndryshme penale u bënë, me gjasë, nga persona të rrethit të të dyshuarit dhe të viktimës.

Ekziston dyshimi se personat e përfshirë dhe të marrë në pyetje janë kufizuar vetëdijshëm në dhënien e informacioneve, mbi vrasësin dhe motivin e tij me qëllim që të mos e ngarkojnë veten e tyre.

Personat nga rrethi i atëhershëm i pjesëmarrësve, me njohuri mbi aktin dhe motivin, duhet të kontaktojnë, Policinë e Kantonit të Zyrihut, duke iu vënë në dispozicion shumën e 10.000 frangave./ TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

53-vjeçari vlonjat thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet ‘mat’ duke grabitur furgonin

Një 53-vjeçar është arrestuar sot (15 prill) nga Policia e Vlorës në kushtet e flagrancës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në Shkodër: Pas vdekjes së adoleshentit, humb jetën në spital edhe 14-vjeçari që mbeti i lënduar

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti tragjik që u regjistrua dje në Shkodër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 36-vjeçari nga Kosova del nga burgu, rrëmben shqiptaren dhe e p*rdhunon për orë të tëra

Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar për rrëmbim dhe sulm seksual në Padova. Ai kishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dashuri i qëlloi me armë bashkëshortin në sy të djalit të tyre, vendoset në pranga Melisa Hoxhallari

Melisa Hoxhallari është vënë në pranga nga policia pas plagosjes së bashkëshortit nga ana e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U arratis nga burgu i Shënkollit, kapet pas dy muajsh 49-vjeçari

Dy muaj pas arratisjes së bujshme nga burgu i Shënkollit, është arrestuar mbrëmjen e kësaj…

LEXO ME SHUME