Zvicra rikthehet te fitorja dhe mban gjallë shpresat për një kualifikim në Euro 2020. Kombëtarja helvete kaloi pa shumë probleme Gjibraltarin me shifrat e thella 4-0. Që do të ishte një test i lehtë për Zvicrën u pa që në minutat e para, me vendasit që shënuan tre herë brenda 45 minutave të para. Zakaria zhbllokoi shifrat në minutën e 37-të, teksa Mehmeti dhe Rodriguez shënuan përpara se dy skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes.
Rrjeta që kompletoi “pokerin” mban firmën e sulmuesit Gavranovic. Pas këtij 3 pikëshi, Zvicra mban vendin e tretë me 8 pikë, një më pas se Danimarka dhe tre pikë larg Irlandës, me të dy kundërshtarët që kanë zhvilluar një takim më shumë.
Në takimet tjera të kësaj mbrëmje, Rumania mposhti Maltën me shifrat 1-0, teksa Gjeorgjia ndali bë barazim 0-0 Danimarkën.