Categories Lajme

Zvicra triumfon në edicionin e 68 të Eurovision!

Zvicra ka triumfuar në edicionin e 68-të të Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision, me këngëtarin Nemo dhe këngën e tij “The Code”.

Nata finale e Eurovision 2024 që u mbajt në Suedi dhuroi spektakël, ndërsa këngëtari Nemo mori një rezultat mbresëlënës prej 591 pikësh.

Vendin e dytë të “Eurovision 2024” e mori Kroacia me këngën, ndërsa Ukraina është pozicionuar në vend të tretë. E cilësuar si festë e diversitetit evropian, gara e këtij viti është vënë në qendër të vëmendjes politike dhe thirrjet për përjashtimin e Izraelit për shkak të fushatës së tij ushtarake në Gaza.

Me një mesazh paqeje, artisti zviceran, i përlotur nga fitorja, foli për atë që do të dëshironte të ishte vijimësia e festivalit më të madh kontinental muzikor.

“Jam shumë i emocionuar, nuk kam fjalë, dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, shpresoj që ky konkurs të vazhdojë të qëndrojë për paqen”, u shpreh këngëtari.

Shqipëria mori pjesë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit me Besa Kokëdhimën dhe këngën e saj “Titan” por nuk arriti të shkonte në finale aty ku Zvicra arriti të rrëmbejë çmimin e madh të këtij edicioni. Shqipëria i dha 10 pikë Italisë, 7 pikë Greqisë dhe 1 pikë Serbisë.

Protesta të shumta e kanë shoqëruar këtë eveniment. Mijëra vetë në Malmoe kërkuan përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza, por me votat këngëtarja izraelite 20-vjeçare Eden Golan doli e pesta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME