Categories Sport

Zyrtare/ FSHF ndërpret kampionatin, këtë fundjavë nuk do luhet në asnjë stadium!

Topi nuk do të rrotullohet këtë fundjavë, ashtu siç është edhe e drejtë të jetë me vendin që po kalon orë të rënda e të mbushura me dhimbje për tragjedinë që solli tërmeti që goditi Durrësin dhe Thumanën në orët e para të mëngjesit. Federata Shqiptare e Futbollit, pak çaste më parë, ka marrë vendimin për të ndërpresë aktivitetet për këtë fundjavë, ndërsa Sektori i Garave do të njoftojë në vijim për datat se kur do të luhet java e spostuar.

Njoftimi

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.

Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë. Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME