Gjykata e Durrësit vendosi sot mbi masat e sigurisë ndaj 20 të arrestuarit në kuadër të operacionit kundër disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Hipotekës dhe komunës Ishëm, që akuzohen për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 68 metrash katrorë. Referuar vendimit të gjykatës 11 prej të arrestuarve kanë masën e detyrimit të paraqitjes ose arrest shtëpie, ndërsa 9 prej tyre do të vijojnë të qëndrojnë me masën e sigurisë arrest me burg.
Mes të arrestuarve janë ish-drejtuesit e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, Etleva Nova, Ardian Kona, ish-kryetari i komunës Ishëm Sulejman Ibrahimi, si dhe ish-kryetar e anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në Bizë, juristë të hipotekës, hartografë e topografë.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.
Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare. Te pranojë pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës,të datës 25.10.2019 ora 15.39’,për verifikimin e kushteve për të arrestuarit e meposhtëm.
Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardian Iljazaj, atësia – Luan, amësia – Manushaqe, i datëlindjes 19.08.1984, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
2.Ndryshimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Adrian Kona, atësia – Ilia, amësia – Fluturime, i datëlindjes 23.04.1972, lindur dhe banues në Durrës, rajon i nr.4 , rruga “Aleksandër Goga”, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”(ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.09.2004) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, 248 e 259 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “arrestit në shtëpi”parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale. Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi.
Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.
Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Bledar Zerba, atësia – Fatmir, amësia – Pashë, i datëlindjes 17.04.1982, banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale. Ndryshimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Rovin Zeqja, atësia – Selim, amësia – Suzana, i datëlindjes 06.05.1985, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.
Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi.Ai duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos largohet prej saj.
Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.
Ndryshimin e masës sigurimi ndaj shtetases Malvina Deçka, atësia – Vasil, amësia – Valide, i datëlindjes 28.12.1985 , lindur dhe banues në Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “Detyrim për paraqitje para policisë gjyqësore”parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.
Me detyrimin që ajo të paraqitet para OPGJ përkatëse të hënën e parë e të tretë të çdo muaji në ora 11.00.
Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm në rast nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi. Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Renaldo Pastërma, atësia – Lorand, amësia – Valentina, i datëlindjes 25.04.1988, lindur dhe banues në Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Delis Kapxhiu, atësia – Enver, amësia – Ylvije, i datëlindjes 24.10.1983, lindur dhe banues në Shijak, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në Burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
Ndryshimin e masës sigurimi ndaj shtetases Edlira Nova, atësia – Emin, amësia – Mrikë, e datëlindjes 26.02.1985, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës” disa herë (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në Burg” në atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore”,parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.
Me detyrimin që ajo të paraqitet para OPGJ përkatëse të hënën e parë e të tretë të çdo muaji në ora 11.00.
Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm në rast nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi. Vazhdimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Mikel Zaho, atësia – Jorgji, amësia – Klementina, i datëlindjes 01.07.1978, me banim në rrugen Aleksander Goga, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, dhe “Shpërdorimi i detyrës”(ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3 dhe 248 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
Vazhdimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit Sulejman Ibrahimi, atësia – Rushit, amësia – Metje, i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në fshati Lalëz, Durrës, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”(ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.09.2004) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, 248 e 259 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
Ndryshimin e masës sigurimi ndaj shtetasit Gjergj Bushaj, atësia – Engjell, amësia – Dile, i datëlindjes 20.01.1963, me banim në fshatin Bizë, njësia administrative Ishëm, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore”parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.
Me detyrimin që ai të paraqitet para OPGJ përkatëse të hënën e parë e të tretë të çdo muaji në ora 11.00.
Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm në rast nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.
Ndryshimin ei masës sigurimi ndaj shtetasit Enver Shima, atësia – Hamid, amësia – Zylha, i datëlindjes 05.05.1950, me banim në fshatin Kuraten, njësia administrative Ishëm, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, dhe 248 të Kodit Penal,nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “arrest në shtëpi”parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.
Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi.Ai duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos largohet prej saj.
Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.
Ndryshimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Latif Mullahi, atësia – Xhemal, amësia – Hate, i datëlindjes 31.07.1951, me banim në rrugen “I. Buzhiqi”, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë dhe më shumë se njëherë, “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 186 pgr. 2, 3, dhe 248 të Kodit Penal, nga atë të “Arrestit në burg” në atë të “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.
Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi.Ai duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos largohet prej saj.
Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.
Ndryshimin e masës sigurimi ndaj shtetasit Luigj Bushaj, atësia – Frrok, amësia – Luçije, i datëlindjes 18.11.1984, me banim në fshatin Bizë, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”(ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/b -25 të Kodit Penal,nga atë të “Arrestit në burg” në atë në “arrest në burg me afat 45 ditë”parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
Vazhdimin si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj shtetasit Gjon Proja, atësia – Vlash , amësia – Lene, i datëlindjes 15.01.1960, me banim në fshatin Bizë, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”(ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 2 e 287/b -25 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale. Vazhdimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit Albert Doda, atësia – Ramazan , amësia – Vera, i datëlindjes 05.12.1988, me banim në fshatin Draç, Durrës, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe nëpërmjet vënies në përdorim, parashikuar nga neni 186 pgr. 2 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
Ndryshimin e masës sigurimi personal ndaj shtetasit Lekë Ndoj, atësia – Prend, amësia – Tane, i datëlindjes 29.03.1951, lindur në Pukë dhe me banim në njësinë bashkiake nr.6, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, si person që i atribuohet vepra penale vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”( ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 2 e 287/b -25 të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg” në atë të “arrest në shtëpi”parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.
Urdhërohet OPGj për ekzekutimin e kësaj mase sigurimi.Ai duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos largohet prej saj.
Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi.
Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, nga e nesërmja e shpalljes.