Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë të Gjermanisë, Christian Lange ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin. Ai ka deklaruar se do të lobojë në Bundestag për “PO” Shqipërisë, teksa ka vlerësuar Reformën në Drejtësi.
“Lobojmë në Bundestag për PO Shqipërisë. I impresionuar nga reforma në drejtësi. Ndërkombëtarët konfirmojnë suksesin e reformave”, u shpreh Lange.
