Categories Lajme

Zyrtarizohen ndryshimet në ligjin për portalet, gjoba deri në 10 mijë dollarë

Qeveria dhe mazhoranca socialiste kanë kryer një gjysmë tërheqje me mosvotimin e ndryshimeve në ligjit për mediat ndërkohë që kanë avancuar me rrëzimin e dekretit të Presidentit dhe votimin e ndryshimeve në ligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë. Gazetarët dhe shoqatat medias përfshirë OSBE dhe Komisionin Evropian përshëndetën tërheqjen e qeverisë nga votimi ligjit për shpifjet në seancën e janarit 2019 por nuk e kanë kuptuar se axhenda e Kuvendit ka avancuar me rrëzimin e dekretit nr. 11 414, datë 11.1.2020, të Presidentit të Republikës, “Për kthimin e ligjit nr. 92/2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë””, të Ndryshuar.

Vendimi për dekretin e rrëzuar është botuar sot së bashku me ligjin 9918, datë 19.5.2008,  “Për  komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar të cilat me rrëzimin e dekretit kanë hyrë automatikisht në fuqi.

Nga 18 shkurti 2020 AKEP do të mund të vendosë gjobat ndaj portaleve që  parashikohen në në nenin 137, në fund të kreut V, ku pas pikës 19 shtohet pika 20 me këtë përmbajtje: “20. Nuk zbatojnë urdhrat/vendimet e AKEP-it, që lidhen me zbatimin e akteve/vendimeve  të Këshillit të Ankesave dhe të AMA-s apo të nxjerra nga çdo organ tjetër me kompetenca ligjore në këtë fushë, sipas nenit 4, të këtij ligji.” Sipas kreut V ku do shtohen dhe gjobat për portalet parashikohen se “me gjobë në vlerën deri në 1 000 000 (një milion) lekë, për shkeljet e mëposhtme të kryera nga personi juridik që kryen shkelje”. Është e qartë se shumica e portaleve do deklaronin falimentin me gjobën e parë që do të merrnin. Ndryshimet në ligjin nr. 9918,  datë  19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në     Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. kanë të bëjnë me përfshirjen e publikimeve elektronike në njëjtin kuptim, sipas përcaktimit të dhënë në legjislacionin në  fuqi  për  shërbimet  e  medias  në  Republikën  e Shqipërisë. Sipas ligjit, në nenin 3, pas pikës 23  shtohen pikat 23/1 dhe 23/2 me këtë përmbajtje: “23/1. “Ofruesi i shërbimit të publikimeve elektronike” ka të njëjtin kuptim, sipas përcaktimit të  dhënë  në  legjislacionin  në  fuqi  për  shërbimet  e medias në Republikën e Shqipërisë.

Në nenin 8, shkronja “k” riformulohet si më poshtë:k) administron domain cc.TLD.al, nëndomainet e  tij,  si  dhe  përcakton  me  rregullore  të  posaçme rregulla  të  hollësishme  për metodologjinë, pagesat, procedurën dhe mënyrën e menaxhimit të këtij shërbimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare.”. Në nenin 12, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:“3. AKEP-i bashkëpunon me   AMA-n në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe dispozitave të tjera nënligjore, si dhe siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ankesave dhe organeve të tjera të AMA-s, duke detyruar ofruesit e shërbimeve të aksesit në internet të zbatojnë aktet/vendimet përkatëse të këtyre autoriteteve, sipas afateve dhe procedurave të  parashikuara në legjislacionin në fuqi.”. Është e paqartë se si do vendosen gjobat kur nuk janë miratuar ndryshimet në ligjin për mediat dhe se cilat do konsiderohen shkelje për të cilat AMA do kërkojë ndërhyrjen e AKEP./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME