Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci. Supermodelja i shpëtoi gjobës, por nuk mundi t’i përmbante lotët.

“Thjesht po përpiqesha që të qëndroja “larg” atij tipit,” i tha Bündchen oficerit, duke iu referuar paparacit që po e ndiqte.

Kamera në trupin e oficerit tregon momentin kur 43-vjeçarja shpërthen në lot duke i shpjeguar policit se paparacët po e përndiqnin.

“Jam kaq e lodhur,” tha Gisele mes lotëve. “Kudo ku shkoj kam këta tipat që më ndjekin nga pas. Asgjë s’më mbron dot. Thjesht nuk bëj dot asgjë. Une thjesht dua të jetoj jetën time.”

Oficeri e la modelen të largohej, por e këshilloi që të bënte një kallëzim në policinë e Majemit. Bundchen ka dy shtëpi në Majemi, pranë ish-it të saj, legjendës së Ligës Amerikane të Futbollit, Tom Brady.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Katy Perry: U shfaq në finalen e American Idol me një fustan që kishte mbi të fytyrat e 168 konkurrenteve

Katy Perry u shfaq në finalen e “American Idol” me një fustan që i bën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Amos Zaharia flet për divorcin e motrës së tij nga Princi Leka

Aktori i njohur Amos Zaharia ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ikën Buçko, vjen Robert Aliaj, sfidë e fortë mes Florjan Agalliut dhe Valer Kolnikajt pas televotimit

Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri V.I.P. që i bashkohet eksperimentit social, unik…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ja kë sheh fitues ish-banorja, një rrëfim i sinqertë nga Rike Roçi: Në Itali jam bullizuar…

E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka…

LEXO ME SHUME