Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir Meta, me qëllim ‘Rithemelimin’ dhe shkëputje nga nepotizmi të partisë.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur fjalën me kritika ndaj anëtarëve të Konventës Kombëtare. Meta u shpreh se është hera e fundit që Konventa e PL-së do të nisë 30 minuta me vonesë, duke shtuar se së shpejti do të ketë një parti të re “përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument”.

Ai deklaroi se Edi Rama ka rrëmbyer vulën e PD-së dhe se e “gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e PL dhe të shuajë opozitarizmin”.

“Kjo është Konventa e fundit e Partisë së Lirisë që nis 30 minura me vonesë. Së shpejti do të kemi një Konventë të re dhe parti të re siç duhet përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument, që ka rrëmbyer vulën e PD, partisë kryesore të opozitare në vend dhe e gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e Partisë së Lirisë dhe të shuajë opozitarizmin. Kërkoj falje që nuk do të mbaj ndonjë fjalim të bukur”, tha kreu i PL-së.

Meta ka paralajmëruar nga konventa e PL-së, të gjithë anëtarët e saj se kush është pro tij kur ai të zgjidhet president i kësaj partie, të qëndrojnë dhe të tjerët të ikin.

“Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush nuk është, jep dorën dhe ikën. Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit dhe atij torollakut, e ka gabim! Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë dhe Nanos për t’u përballur me këtë mafie. Gabimi që bëra është se LSI shkoi me 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite që koordinonin bashkë, që kishin lidhje bashkë. Njëra punonte për Ramën e tjetra për Bashën, e të dyja bashkë kundër LSI”, tha Meta.

Meta akuza ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe Lulzim Bashës se këta të fundit morën nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në listat e deputetëve në zgjedhjet parlamentare.

“Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja. Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta. Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe torollaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë.”, tha ai.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa renditi disa problematika në Shqipëri gjatë fjalës së tij në Konventë. Ai tha se raste të nepotizmit ka në Dogana dhe Tatime. Ndër të tjera Meta tha nga Konventa se nëndetësja ‘105’ do të kthehet në bazë.

“Ne nuk kemi iluzione, por nuk shesim ndeshje. Gjeneral Lisi dhe Agaçi kujtojnë se e kanë zënë prej gryke Shqipërinë. Mendojnë se jemi një popull pulash se na thonë që shkeleni Kushtetutën dhe bëjeni fërtele. Nëndetësja ‘105’ do të kthehet në bazë”, tha Meta.

Meta: Ambasadorin e Italisë do e shpallja ‘non grata’

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi ndërkombëtarët në Konventë duke i konsideruar si turp nëse mendojnë se shqiptarët janë popull pulash.

Ai tha se do të shpallte ambasadorin italian non-grata që komentoi dhe doli kundër dekretit të presidentit. Ai paralajmëroi se nëse kjo gjë do të ndodhë me ndonjë dekret të Begajt, ai do të jetë i pari që do të mbledhë njerëz para ambasadës.

“McGonigalët kujtojnë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni kushtetutën. Kështu e bëni në vendet tuaja? I emëroni gjyqtarët tek lana? Nuk bëhen në një vend europian këto. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët. Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte. Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurt se nuk është vepër e sekretarit të shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranit. Mirë dakord unë u çmenda, po ti torrollak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në GJK”, tha Meta.

Meta: Në Venecia u derdh para e madhe kundër meje Meta tha sot në Konventë se në Venecia u derdh para e madhe kundër tij. Ai shtoi se bëri gabim që natën e zgjedhjeve, ikte të bënte presion ndaj mafias dhe Mcgonigal, siç tha ai, që nxitën gjakrat në Kavajë apo vrasjen në Elbasan. “Në Venecia u derdh para e madhe kundër presidentit. Ishte Balla ai. Unë një gabim e kam bërë. Çfarë? Gabimin e bëra që natën e zgjedhjeve, pasi u zgjodha në 2 të natës në Vlorë, se ikja të bëja presion ndaj mafias dhe Mcgonigal, që nxitën gjakrat në Kavajë apo vrasjen e në Elbasan, që kishin plan ta linin opozitën me 20 mandate, unë i vetëm bëja presionin që duhet të bëja për të shpëtuar pluralizmin. Më dhimbsej partia ime që kisha krijuar, me po po, jo-jo. Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush nuk është jep dorën dhe ikën. Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit dhe atij torollakut. E ka gabim! Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, të Nanos, dhe për t’u përballur me këtë mafie. Gabimi që bëra është se LSI shkoi me 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite që koordinonin bashkë, që kishin lidhje bashkë. Njëra punonte për Ramën, e tjetra për Bashën, e të dyja bashkë kundër LSI.”, tha Meta.

Meta tregon takimin me presidentin e KE Gjithashtu Meta ka rrëfyer gjatë fjalës së tij në Konventën e PL një episod të së shkuarës, kur ishte ende pjesë e PS. Meta tregoi se kur do të takonte Romano Prodin, asokohe kryetar i Komisionit Evropian, për shkak të trafikut nuk arriti ta takonte. Ai u shpreh se “doktori nuk durohej atëherë”, duke iu referuar Sali Berishës, i cili sipas tij do të thoshte se “Brukseli refuzon socialistët” për prezantimin e planit për Stabilizim-Asociimin. Meta vijoi duke thënë se pasi i ishte thënë se ministrat e asaj kohe nuk bënin detyrat, këta të fundit “vinin përnatë me pizhame dhe ëbnin detyrat”, ndaj edhe Shqipëria më pas mori dritën jeshile për procesin e Stabilizim-Asociimit.

“Romano Prodi ishte kryetar i Komisionit Evropian. Shkoj atje unë, u vonuam shumë në PE, një trafik i tmerrshëm në Bruksel qëlloi. Humbëm takimin me Prodin, ndërsa ajo ishte gjëja kryesore se do çoja planin tonë të veprimit, që të na jepnin dritën jeshile për Stabilizim Asocimin. Na thanë se nuk prisnin dot dhe do linim takimin javën tjetër. Si do kthehesha unë në Shqipëri pa takuar Prodin, durohej Doktori në atë kohë. Dështim i madh do thoshte, Brukseli refuzon socialistët. Fillova telefonat në Itali, ku i kisha miqtë, e më priti Prodi i lodhur natën, vonoi dhe ikjen për në Spanjë. U bë takimi. Detyrat e shtëpisë u kryen në perfeksion. Më tha Artur Kuko se ministrat e m nuk bënin detyrat. I thashë i zgjidh unë detyrat dhe përnatë ministrat me pizhame vinin, bënin detyrat. Dhe Shqipëria mori dritën jeshile se bëri detyrat. As nuk ekzistonte në këtë proces Serbia e Mali i Zi asokohe.

Të ngrihemi të gjithë, kudo! Të bashkohemi me të gjithë ata që janë opozitarë, me të gjithë ata që janë shqiptarë, Programin e kemi, garantojmë 4 mln shqiptarë këtu! Të garantojmë kthimin e 4 mln shqiptarëve një orë e më parë, dhe unë do të iki. Malet tona më të larta, kështu na kanë mësuar gjyshërit tanë në Skrapar. Malet tona edhe më të larta, ‘Never give Up’. Mos harroni se çfarë thoshte Margarita Tutulani që vinte nga një familje e madhe në Vlorë, e cila nxori ministra nga më të mirët e asaj kohe. Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë, ndaj jemi Partia e Lirisë. Ndaj kënga e Mentor Xhemalit “Për ty atdhe” nuk është vetëm një këngë, program për 4 milionë shqiptarë”, tha Meta.

Në mbyllje të Konventës, Ilir Meta nuk la pa përmendur Selltikun

Në mbyllje të Konventës, Ilir Meta nuk la pa përmendur Selltikun dhe tifozët e këtij ekipi skocez. Meta kujton kohën kur tifozët e Selltikut e ndihmuan të kapërcente momentin e vështirë psikologjik. “A e dini ju pse e dua unë Selltikun se në atë kohë që ngela vetëm edhe nga partia ime. Që isha i rrethuar më keq se Vojo Kushi e përditë kërcënohesha, e provokohesha. Si e përballova unë, se thoshin dhe atëherë që isha i çmendur e Luli ishte në rregull, se 7 x7 42. Tre gjëra më ruajtën ekuilibrin mendor, malet, Selltiku dhe Sasha. Dhe jo vetëm lidhja prej Rudi Vatës. U takuam me tifozët e Selltikut në Sarajevë u thashë atyre Rudi Vata dhe ata u çmendën. Ditën tjetër më thotë Tedi Blushi shpërtheu twitter, dërguan falënderime ata. Ata janë besnikë, e mbështesin Celltikun edhe më shumë kur humbet. Janë 3 milionë fansa. Morën çmimin si fansat më të jashtëzakonshëm. Vajtën në Seville 35 mijë përkrahës. Edhe Ilir Meta ka nevojë për besnikëri dhe jep fjalën që do ta çojë këtë betejë deri në fund. Kemi qenë të tradhtuar si opozitë, jemi zgjuar, nuk ka më natë. Edhe natën ditë. Që Shqipëria të shikojë dritë. Unë kam nevojë për dashuri pa kushte’, u shpreh Meta.

Kryemadhi tregon pakënaqësi në Konventën e PL Ndryshe nga bashkëshorti i saj, Monika Kryemadhi mbajti një fjalë të shkurtër në Konventën Kombëtarë të kësaj partie. Që në nisje të fjalës së saj, Kryemadhi tregoi pakënaqësi për faktin se ishte lënë jo në radhët e para të listës së personave për të folur. Lidhur me 5 prioritete e prezantuara, Kryemadhi tha se në fakt janë të njëjtët me ato kanë qenë që në themelimin e LSI-së.

Një koment Kryemadhi e pati edhe për nepotizmin, teksa tha se po bëhet propagandë pasi brenda një partie politike vlerë ka vota.

“Më falni për vonesën, por në axhendë isha pas nja 15 vetash për të folur edhe lëviza 2 min, nuk e dija që isha spostuar në listë. Nuk dua të zgjatem, as të shtoj asgjë nga ata që thanë parafolësit aq më tepër 5 prioritete e PL që janë prioritete kryesore që i kam patur që në themelimin e LSI-së dhe që do i kemi gjithmonë. Unë nuk kisha ndërmend të flisja, por deri sa isha vendosur në axhendë i qëndroj 2 propozimeve të mia. I pari për buxhetimin e buxhetit të grave që do kandidojnë për deputete apo këshill bashkiak. Propozimi i dytë, për nepotizim i qëndroj që të mos bëhet propagandë me nepotizmin sepse në parti nuk ka të bëjë nepotizmi. Në pushtet emërohesh me nepotizëm. Unë mendoj se edhe në PL ka ardhur koha që t’i shtoj pikës 70 propozimin për konfliktin e interesit, ku anëtari i PL nuk mund të propozojë për anëtarësim në forumet drejtuese të partisë individë në konflikt interesi”, u shpreh ajo.

A do ta përjashtojë Kryemadhin nga partia, flet Meta?

Jashtë Pallatit të Kongreseve, Meta deklaroi se Monika Kryemadhi është deputete dhe anëtare e Komitetit drejtues të partisë së tij.

Meta deklaroi se kjo nuk është një konventë kundër Monika Kryemadhit, ndërsa premtoi 4 milionë banorë për Shqipërinë.

Ilir Meta: “Kush e ka gënjyer Monikën? Si largohet Monika? Është deputete dhe mund ë zgjidhet sa herë të dëshirojë, ka mbi 20 mijë vota, dyfishin e Luciano Boçit. Do t’i japim fund nepotizmit sepse nepotizimi e solli PL në atë situatë që dëmtoi pluralizmin dhe ndihmoi mafien për fat të keq që të kapë të gjitha pushtetet. Kjo nuk është Konventë kundër Monikës, por për 5 prioritetet për 4 mln shqiptarë plus. Ka punë për të tërë, po s‘ka profesionistë tha ai, ai torollaku, i mori vulën doktorit ai. Do që t’ia marrë edhe partisë së lirisë ai. Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni ndaj nepozitimit sepse duke qenë osh kryetare e Partisë, duke qenë deputete sot, por edhe nesër kjo varet nga kontributi i saj, ajo është anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, në Kryesi jemi të dy të barabartë. Nëse do që të qëndrojë në Kryesi le të votohemi të dy dhe unë respektoj çdo vendim të forumit të partisë.”

Jashtë Pallatit të Kongreseve, Kryemadhi: Ndjej keqardhje për 30 vite karrierë Monika Kryemadhi, ka folur për mediat pak para nisjes së Konventës së Partisë së Lirisë, ku u shpreh se ndjen keqardhje për largimin e saj nga sttukturat e PL-së, përmes statutit. Kryemadhi u shpreh se tashmë ka vendosur të mos bëj më luftë, por të shoh prioritete të tjera. Kryemadhi: “Normal që ndjej keqardhje, se 30 vjet të jetës tënde politike të t’i fshijnë me një vendim dhe të të përzen se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përftime, për mua familja është më e rëndësishme se politika. Në politikë jam investuar që në forumin socialist shqiptar për të rinjtë, jam një nga akademitë më të vjetra për të rinjtë, por mendoj se ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë, Bora, Besi dhe Era. Në 30 vjet Monika ka qenë një gladiatore në arenën e luftës, e cila bënte shfaqje dhe neroni ngrinte gishtin, vrite ose lërë të jetojë. Pas 30 viteve Monika ka vendosur të mos bëj më luftë, por të shoh prioritete të tjera.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Xhaxhai mësyn nipin me pistoletë në Lezhë

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallzimin e një koflikti me armë zjarri mes xhaxhait…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Maj 2024

Dashi Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kësaj dite. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Polici i Himarës përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege! Dikur u pezulluan nga detyra pasi u kapën duke u puthur në makinë

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë së Himarës, pas dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtohet skena e vrasjes së Roan Brahimit, autorët i ‘rezervuan’ edhe vendin e parkimit (Video)

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë, i kishin rezervuar viktimës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Brenda skemës së trafikimit të egjiptianëve, zbulohet koka e grupit që luan me miliona euro në vit

Tre javë më parë publikuam historinë e përfshirjes së punonjësve të emigracionit, në një linjë…

LEXO ME SHUME