Categories Kuzhina

Simite me qiqra

Mielli i perftuar nga qiqrat eshte mjaft i shendetshem dhe ka nje indeks glicemik nga me te ultit (35). Me receten qe po ju paraqesim me poshte, do te perftoni simite me nje shije mjaft te veçante dhe tejet krokante. Kjo ben qe ato te shijohen ne cdo rast dhe te shoqerohen me feta proshute, djathi, sallami pikant etj.

Perberesit per 10-12 simite

250gr miell qiqrash

250gr miell 00

rreth 250ml uje te ngrohte

4 luge vaj ulliri

1 luge rrafsh me sheqer

1 luge te vogel kripe

15gr maja birre

Perziejme fillimisht ne nje ene te vogel ujin e ngrohte, vajin e ullirit, sheqerin dhe majane e birres te copetuar derisa te formohet nje mase e lengshme pothuajse homogjene.

Ne nje tjeter tas, perziejme miellin e qiqrave, miellin 00 dhe kripen duke ia shtuar dalengadale perberjes se mesiperme dhe duke e punuar brumin gjate te gjithe kohes me dore. E mbulojme brumin me nje pecete te paster dhe e leme te fryhet larg korrenteve te ajrit per 2.5-3 ore, apo derisa te kete dyfishuar vellimin e tij.

E punojme serisht brumin me dore dhe e ndajme ne 10-12 pjese te barabarta te cilave i japim forme te rrumbullaket, i bejme nje prerje ne forme kryqi me majen e nje thike ne siperfaqe ne menyre qe te lehtesohet fryrja dhe i leme edhe per 1 ore tjeterderisa te rrisin vellimin e tyre.

Ne momentin qe jane gati, i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe, per rreth 20 minuta. I sherbejme te ngrohta.

*Keshille: Me te njejten recete mund te pregatisni edhe buken me miell qiqrash, por gjithmone te bashkuar me miell 00 ne te njejtin raport! Gjithashtu, nese diten e neserme simitet rezultojne pak te forta, futini serisht ne furre per disa minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME