Categories Lifestyle

I riu shqiptar fut në kurth gruan e martuar italiane me foto nudo nëpërmjet Facebook

Fytyra e një djali të mirë (foto e rreme) dhe një profil i rremë social, janë maska dhe karremi i një 24 vjeçari shqiptar, rezident në Itali. Sipas aktakuzës, ai detyroi një grua të martuar që të kryente kundër vullnetit të saj, veprime seksuale.

Historia fillon në Facebook. I riu i dërgon kërkesë për miqësi gruas së martuar dhe me kalimin e kohës, ia del ta fus në grackë nëpërmjet “like-ve dhe kujdesit” për të. Historia shkoi deri aty, sa gruaja i dërgoi atij foto nudo.

Pikërisht, këtu nisi kurthi. Pas disa ditësh, i riu kontakton gruan dhe i tregoi asaj gjoja i frikësuar, se dikush i kishte parë fotot dhe i kishte kopjuar ato.

Me anë të këtyre fotografive, i riu e shantazhon duke i kërkuar takim, në të kundërt do të publikonte fotot në rrjetet sociale dhe do t’i tregonte burrit të saj.

Gruaja është e detyruar ta pranojë takimin, duke ditur se miku misterioz i njohur në mënyrë virtuale, mund të kërkojë vetëm një gjë; që të ketë marrëdhënie seksuale.

Sigurisht, gruaja takoi një tjetër person nga ai që kishte parë në foto. I riu kërkon falje në emër të të “njohurit të tij” në Facebook. Por, historia nuk u mbyll këtu pasi ai rikthehet sërish ditë më vonë, duke kërkuar një takim tjetër për mikun misterioz.

Situata degjeneron pas i riu kërkoi të tjera foto seksuale më të qarta dhe një takim të ri për qëllime seksuale. Gruaja shkon për ta takuar, por kësaj here, ishte ngritur kurthi kundër të riut shqiptar. Karabinierët ndërhyjnë në momentin e takimit dhe e arrestojnë.

I riu u prangos më 23 janar dhe përfundoi në burg. Më pas u mbajt seanca e vlerësimit të masës së arrestit. Ai akuzohet për dhunë seksuale, dhunë private, falsifikim për përdorimin e një profili të rremë.

Nuk ishte hera e parë që ai kreu një krim të tillë, përveç një serie të gjatë krimesh kundër pasurisë dhe njerëzve./Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME