Categories Lajme

‘Nuk duam të vdisni, por të vuani si ne’/ Banda ‘Taxi’ i shpall luftë qeverisë

“Ashtu si ato”  është kënga më e re e publikuar së fundi nga Banda rumune “Taxi”, një këngë e cila i është kushtuar aktualitetit, ku përmes saj synohet të sulmohet korrupsioni dhe si personazh kryesor në film ka një ndër personat më të respektuar, Victor Rebengiuc.

Banda rumune “Taxi”, është e njohur për mesazhet e saj të forta politike, dhe së fundi me këngën e re të publikuar në tregun muzikor më 26 mars, brenda 48 orëve duket se ka arritur majat me mbi 265,000 shikime.

Kënga i dedikohet me dëshpërim të thellë dhe urrejtje të hapur, të gjithë atyre që janë përgjegjës për korrupsionin. Për të gjithë ata! “-shkruhet në përshkrimin e këngës në Youtube.

Video fillon me një paralajmërim se si imazhet mund të ndikojnë emocionalisht shikuesit para se të përqëndrohen në kategoritë sociale të neglizhuara dhe të margjinalizuara në Rumani, si fëmijët dhe të moshuarit.

“Hej, shk*rdhatë / unë nuk dua të prish kokën ose zemrën në tre / Hej ti, nënëq**ë / unë nuk dua që ti të vdesësh / dua që ti të jetosh / dua që ti të jetosh si ne,” – thuhet ndër vargjet e këngës.

Aktori, i cili luan rolin kryesor në videoklip ka marrë pjesë në shumë prej protestave që po zhvillohen në Rumani kundër korrupsionit edhe pse është plot 86 vjeç. Ai gjithashtu dhe mori pjesë në kryengritjen e vitit 1989 kundër diktaturës. Rebengiuc ishte në mesin e personave të cilët sulmuan selinë e Televizionit rumun më 22 dhjetor 1989.

Sa i përket bandës “Taxi”, ajo është formuar në vitin 1999 dhe vazhdimisht shkakton polemika përmes skandaleve të shumta të cilat denoncon.

Një ndër “skandalet” më të mëdha të denoncuara nga banda është shuma e madhe e parave që synonte të shpenzonte kisha ortodokse për ndërtimin e një katedrale të re në Bukuresht.

“Perëndisë i pëlqen druri dhe hapësirat e vogla”, thuhej mes vargjeve të këngës./Dosja.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U jepte doza të larta insuline pacientëve: Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy vjet i zhdukur pa asnjë gjurmë, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt nga ‘Metamorfoza1’

Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin këtë të shtunë më datë 4 maj 2024,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me 3 fëmijët e mitur largohet pa gjurmë nga banesa

Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME