Categories Politike

“Shqipëria vendburimi për kanabisin”/ Rama dhe Cakaj manipuluan raportin e Departamentit të Shtetit

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka dalë në një konferencë për shtyp pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky i fundit e cilësonte Shqipërinë si një vend origjine dhe transiti në rritje për drogën dhe me zyrtarë të korruptuar.

E ndërsa shumë media i kanë kushtuar vëmendje deklaratave të Cakaj-t, ky i fundit dhe kryeministri Rama janë përpjekur të manipulojnë raportin e rëndë të DASH për trafikun e drogës.

Deklarata e ministrit Cakaj:

Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre. Ky raport nuk duhet të bëjë një arsye për skandalizim. Shqipëria e sotme nuk është ajo e 2013.”
Ministri Cakaj ka thënë pa u menduar dy herë e pa iu dridhur qerpiku se kemi një rritje të bashkëpunimit kombëtar. Sipas tij kemi bërë shumë përpjekje për integrimin në BE, por këto përpkeje mesa duket i sheh vetëm ministri Cakaj dhe kryeministri Edi Rama.

Gent Cakaj ka thënë:

Kemi rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar, raporti thekson faktin se vendi ka arritur rezultate thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar për shkak të përpjekjeve për integrim në BE.”
Edhe në rastet kur është luftuar trafiku, kjo ka ardhur ose me nxitjen ose me presionin ndërkombëtar.

Por këto “nuanca” zv.ministri i lexuar nuk ka ditur t’i lexojë duke ecur në gjurmët e shefit të tij që gjithnjë e ka mohuar me këmbëngulje trysninë e ndërkombëtarëve në aksionet kundër drogës.

Në konkluzion ai tha:

Raporti nuk është konstatim krize, por identifikim momentumi pozitiv dhe trendeve në rritje.”
Në fakt, ajo që shkruan Departamenti i Shtetit është e shumë më e rëndë. Aty, që në fillim thuhet se vëllimi i heroinës që tranzitohet nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore ka ardhur në rritje.
Raporti nënvizon se, Shqipëria “është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën” (Përkthim i Zërit të Amerikës”).

Pra, do të mjaftonin vetëm këto që Gent Cakaj të mos këpuste mufka dhe që shefi i tij të mos fliste për keqpërdorim të raportit të DASH. Manipulimin dhe gënjeshtrën sot e kanë përdorur ata prandaj në këtë rast nuk i vlen të merresh me shqipen e çalë të Gent Cakës.

Nuk është e rëndësishme të tallesh me fjali si kjo:

Ministria e Punëve të Jashtme ndonëse është përfaqësuesja e interesave të brendshme të vendit nuk shkëputet nga përgjegjësia për llogarinë e brendshme që duhet të japë për llogarinë e jashtme. Ndonëse kjo që po bëj nga prizmi diplomatik mund të jetë e pakëshillueshme, por institucionalisht është e domosdoshme.”
Sepse lajmi i ditës sot është tentativë për të manipuluar raportin amerikan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME