Politike

“Duke shijuar kafen e parë si Kadri”, reagimi i gazetarit pas komenteve të Ramës

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste mbrëmjen e kaluar në një program televiziv, iu përgjigj edhe një rubrike me pyetjet “Kadri apo jo Kadri”.

Atij iu shfaqen në monitor disa fotografi të gazetarëve dhe analistëve të njohur shqiptarë, një pjesë të të cilëve i cilësoi “kadri” e një pjesë “jo kadri”.

Jashtë listës së atyre që Rama i cilësoi si “kadri” nuk mbeti as gazetari Dritan Hila, por këtë koment duket sikur gazetari e ka marrë me mjaft sportivitet, pasi me një anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan në krah të një fotoje nga bregdeti i Durrësit: “Duke shijuar kafen e parë si Kadri”.

Rama gjatë kësaj rubrike sqaroi edhe se kë quan “Kadri”: ”Është dikush që bën gjyqin e qëllimeve, që unë e di se ç’ke në mend dhe unë të sakatoj”.

Andi Bejtja – S’mund të jetë pasi ka shkruar një nga 10 poezitë më të bukura shqipe, por ha e pi me ta

Andi Bushati – Kadri i Kadrive

Arjan Curri – Nuk e njoh

Andi Tela– Nuk është Kadri

Arjan Vasjari – Jo kadri

Arlind Qorri – Po

Armand Shkullaku – Kam dyzim shumë të madh, me njërin sy më duket, me tjetrin jo

Artan Fuga – Jam në konflikt interesi nuk flas dot, është xhaxha i Endrit

Artur Zheji – Artur Kardiu, ka një mbiemër që nuk e mbajti dot

Artan Hoxha – Ka kohë që se kam parë

Baton Haxhiu – S’ka lidhje fare

Ben Blushi – Mund ti thuash shumë gjëra, por kurrë Kadri

Berat Buzhala – Ky është… edhe Kadri edhe bukëshkalë

Beasrt Kadia – S’ka lidhje me Kadriun

Bendi Fevziu – Jo, ky është mikpritësi i të gjithë Kadrinjve. Bëhet Kadri kur i mirëpret ata, behët kundër kur si ka aty, por në fund ia del që të mos jetë Kadri

Çim Peka – Qim Kadriu

Dritan Hila – Kadri

Eni Vasili – Jo Kadrie

Erl Murati– Mund ta lëmë seen?!

Fari Balliu– Ky fyen dhe kadriun, shikoje çfarë fytyre ka, mbanë përgjegjësi për atë

Fatos Lubonja – Total Kadri

Henri Çili – Jo

Ilir Babaramo– Jo

Ilva Tare– Jo

Lorenc Vangjeli – ka një lloj Kadriu që merr çehren e atmosferës… Jo s’është

Mentor Nazarko – Jo

Mero Baze – Jo

Muç Nano– Jo

Preç Zogaj – Jo

Robert Rakipllari– Ky është Zoti Kadri. Pra ka një lloj zotrilliku në kadrizmin e vet.

Rudina Xhunga – Nuk ka lidhje

Shpëtim Nazarko – Jo

Skender Minxhozi – Jo

Sokol Balla – Jo

Ylli Rakipi– Ouo, çi ke këto, shikoje si shef… Ky është Ylli Kadriu

Arjan Çani- jo mo, s’bëhett llaf, nuk je Kadri.

Fitim Zekthi – Jo, nuk më është shfaqur gjëkundi

Edi Rama – Anti Kadri.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *