Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste mbrëmjen e kaluar në një program televiziv, iu përgjigj edhe një rubrike me pyetjet “Kadri apo jo Kadri”.
Atij iu shfaqen në monitor disa fotografi të gazetarëve dhe analistëve të njohur shqiptarë, një pjesë të të cilëve i cilësoi “kadri” e një pjesë “jo kadri”.
Jashtë listës së atyre që Rama i cilësoi si “kadri” nuk mbeti as gazetari Dritan Hila, por këtë koment duket sikur gazetari e ka marrë me mjaft sportivitet, pasi me një anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan në krah të një fotoje nga bregdeti i Durrësit: “Duke shijuar kafen e parë si Kadri”.
Rama gjatë kësaj rubrike sqaroi edhe se kë quan “Kadri”: ”Është dikush që bën gjyqin e qëllimeve, që unë e di se ç’ke në mend dhe unë të sakatoj”.
Andi Bejtja – S’mund të jetë pasi ka shkruar një nga 10 poezitë më të bukura shqipe, por ha e pi me ta
Andi Bushati – Kadri i Kadrive
Arjan Curri – Nuk e njoh
Andi Tela– Nuk është Kadri
Arjan Vasjari – Jo kadri
Arlind Qorri – Po
Armand Shkullaku – Kam dyzim shumë të madh, me njërin sy më duket, me tjetrin jo
Artan Fuga – Jam në konflikt interesi nuk flas dot, është xhaxha i Endrit
Artur Zheji – Artur Kardiu, ka një mbiemër që nuk e mbajti dot
Artan Hoxha – Ka kohë që se kam parë
Baton Haxhiu – S’ka lidhje fare
Ben Blushi – Mund ti thuash shumë gjëra, por kurrë Kadri
Berat Buzhala – Ky është… edhe Kadri edhe bukëshkalë
Beasrt Kadia – S’ka lidhje me Kadriun
Bendi Fevziu – Jo, ky është mikpritësi i të gjithë Kadrinjve. Bëhet Kadri kur i mirëpret ata, behët kundër kur si ka aty, por në fund ia del që të mos jetë Kadri
Çim Peka – Qim Kadriu
Dritan Hila – Kadri
Eni Vasili – Jo Kadrie
Erl Murati– Mund ta lëmë seen?!
Fari Balliu– Ky fyen dhe kadriun, shikoje çfarë fytyre ka, mbanë përgjegjësi për atë
Fatos Lubonja – Total Kadri
Henri Çili – Jo
Ilir Babaramo– Jo
Ilva Tare– Jo
Lorenc Vangjeli – ka një lloj Kadriu që merr çehren e atmosferës… Jo s’është
Mentor Nazarko – Jo
Mero Baze – Jo
Muç Nano– Jo
Preç Zogaj – Jo
Robert Rakipllari– Ky është Zoti Kadri. Pra ka një lloj zotrilliku në kadrizmin e vet.
Rudina Xhunga – Nuk ka lidhje
Shpëtim Nazarko – Jo
Skender Minxhozi – Jo
Sokol Balla – Jo
Ylli Rakipi– Ouo, çi ke këto, shikoje si shef… Ky është Ylli Kadriu
Arjan Çani- jo mo, s’bëhett llaf, nuk je Kadri.
Fitim Zekthi – Jo, nuk më është shfaqur gjëkundi
Edi Rama – Anti Kadri.