Categories Kulture

​139 vjet nga rënia heroike e Mic Sokoli

Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe ra në vitin 1881. Ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.

Mic Sokoli rrjedh nga një familje patriotësh. Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. u shqua për strategji, gatishmëri dhe trimëri. Mori pjesë aktive në luftimet e Shkupit, Prizrenit, Ferizajit, Gjilan, në Gjakovë kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Gucia, në Hot, Grudë, Tuz. Pastaj në rrafshin e Kosovës në betejën e madhe të Shtimes, të Carralevës dhe së fundmi në atë të Slivoves nga ku dhe ra heroikisht.

Në betejën e Slivovës në afërsi të Shtimes, në (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë, duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymëzuar të gjithë luftëtarët e tjerë të vazhdojnë luftën me trimëri e krenari.

Mici ra heroikisht në moshën 42 vjeçare, duke lënë pas gruan dhe 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Më shumë se një shekull më pas, po një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare. Ai kishte trashëguar nga gjenet e Micit trimërinë dhe shkathtësinë ushtarake. Nipi i Mic Sokolit, ra dëshmorë duke luftuar për bashkim kombëtar dhe quhet Tahir Sinani. Shumë ngjarje dhe luftëtarë të Epokës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përjetësuan përmes epikës historike, mirëpo vendin e parë e zë Mic Sokoli, prijësi i Krasniqes, biri i Sokol Ramës nga Malësia e Madhe. Heroizmi i pashoq i Micit u kthye në legjendë, dhe këngët për të jehuan nëpër vite duke mbërritur deri tek ne.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME