Categories Politike

1.6 vite bu rg! Ervin Salianji reagon pas pretencës së prokurorisë

Ish deputeti i PD, Ervin Salinaji, e ka konsideruar një ‘vendim politik’ pretencën e dhënë nga organi i akuzës për cështjen ‘Babale’. Në një prononcim për mediat menjëherë pas procesit të sotëm gjyqësor, Salianji u shpreh se nuk i druhet askujt, dhe se në këtë rast Prokuroria është bërë pjesë e llumit. “Nuk i druhem fare e kam thënë në fillim. Shpesh në gjykatë jam bërë si ju, korrespondent si ju.  Janë sulme tërësisht politike nuk pati fakt prove të re. Pati vetëm një devijim nga dënimi për trafik droge i vëllait të ish ministrit të brendshëm, drejt një gjasme pretence ku Prokuroria në këtë rast bëhet pjesë me llumin, po pa diskutim që asnjë intrigë, pabesi tradhti nuk ia del që të mposhtë të drejtën dhe të vërtetën.

Prokuroria lexoi fiks atë që tha kryeministri e avokati i Xhafajt. Edhe sot pala e xhafajt kishte të njëjtin qëndrim. Prokuroria politike nuk mori asnjë provë nga ato që kemi dorëzuar. Sot nuk u kërkua dënimi im, ai është kërkuar që kur kam bërë publike cështjen. Askush nuk do ia dalë as të më mposhtë as të më frikësojë apo të izolojë.” u shpreh Salianji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME