Categories Lajme

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Në Vlorë, edhe pse një qytet bregdetar dhe me resurse të shumta natyrore e turistike, papunësia është ulur këmbëkryq.

Prej orëve të para në mëngjes punëtorëte “krahut” i gjen në sheshin “Omonia” me shpresën e gjetjes së një pune ditore, por sikurse pranojnë edhe vete, punojnë një herë dhe qëndrojnë me muaj të tërë pa punë.

Ky është realiteti i shumë kryefamiljarëve në qytetin e Vlorës të cilët cdo ditë sfidojnë realitetin ,aty ku skamja flet me gjuhën e papunësisë.

50-60-vjeçarët e papunë në Vlorë, grupmoshë që mbush trishtueshëm rregullisht sheshin “Omonia”. Ata nuk kanë profesione të mirëfillta, përveç punëve të krahut.

Në shesh I mban vetëm shpresa se dita e sotme do t’u qëllojë me fat. Mjetet e punës I mbajnë gjithnjë me vete, mbështetur pas pemëve përgjatë rrugës. Në degët e të cilave varin çantat e vjetra ku mbajnë ushqimin dhe ujin.

Kjo eshte situata cdo dite ne ate qe quhet sheshi omonia . Në Zyrën Rajonale të Punësimit të Vlorës rezultojnë 11 mijë të papunë të përhershëm.

Numri rritet ndjeshëm po të mbahet parasysh se shumë nuk e deklarojnë papunësinë e tyre. Dhe grupmosha50-60 vjeç është ndër më të prekurat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME