Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur familjen dhe ka sjellë reagime të shumta politike për kushtet e punës së mësuesve. 55-vjeçari bënte çdo ditë 5 orë rrugë më këmbë për të mbërritur në fshatin Marjan të Maliqit, ku u jepte mësim dy nxënësve të tij.

Në një tjetër reagim në rrjetet sociale, që ngjan si një klithmë vajtimi, nëna e tij shpreh dhimbjen për humbjen e të birit. Ajo gjen forcën për të treguar detaje që nga komunikimi me të i asaj dite, pa e menduar se do të ishte hera e fundit, dhe deri te gjetja pajetë e trupit të tij, pas 7 orëve në rrugë.

“Lotët nuk më mbahen, zemra mu copëtua për dritën e syrit, për shpirtin, për dashurinë e vetme, për birrrrrrriiiiiin që e deshëm dhe na deshte aq shumë po ç’ishte ajo ditë e enjte e zezë për ne! Mami të merrte në telefon çdo mëngjes dhe po atë ditë folëm bashkë: ”Zemra e mamit deri ku je? Dhe ti më the mbrita mamushi, mos ki merak  “mirë  zemra mësim të mbarë biri i mamkës dhe u kthefsh shëndosh e mirë , të puth mamka, edhe unë ma ktheu “Po të prisnim o shpirt po Ti nuk na erdhe  o zemra jonë !Kurrë nuk u ankove , sado që ishe me tension e diabet !Ta kisha merakun se ishte rrugë e gjatë niseshe me makinë në orën 5 nga Bilishti dhe e linje tek ura e Lozhanit! 5 vjet ishe në Gribec dhe tani në Marjan një rrugë e vështirë në shi e në borë e bëre atë rrugë për 7 vjet  5 orë, për dy nxënës që i deshe e të deshën shumë ! Në atë fshat të largët u çove laptop, kompjuter që të ishin të përgatitur për jetën dy vogëlushët ! Të  gjetëm pas 7 orëve  i shtrirë për tokë në atë rrugë që e bëre 7vjet !Oh çna gjeti na coptove zemrën , na shkatërrove shpirtërisht o trim i mamit”, shprehet ajo në po

Duke e shoqëruar postimin me ikona me lotë dhe zemër të thyer, nëna e mësuesit ndan edhe dhimbjen për dy fëmijët që la jetimë jetimë, bashkëshorten e tij.

“Po nuk të erdhi keq  për mamin e babin, për dy djemtë Enesin & Anisin , për motrën që të deshi dhe e deshe shumë , për gruan tënde Blerinën , që i le një barrë të rëndë? Dhimbje, dhimbje e vetëm dhimbje  kemi në shpirt , për dritën e syrit ,për shpirtin e mamit, për zemrën e mamit që më hape një plagë të madhe o Alban o emri më i bukuri në botë , plagë për tërë jetën! O zot pse ma more djalin në moshën më të bukur ,  mami çdo mëngjes të jepte urimin  pse nuk më erdhe pse ma copëtove zemrën kjo është padrejtësi !Mbetën fëmijët jetimë , mbeti nusja pa burrë , mbeti motra pa vëllanë dhe mami e babi pa birin , pa dritën e syrit, pa ALBANË ,që nuk do ta harrojmë deri sa ti vemë pranë!”, emocionon nëna e mësuesit.

Për nënën, rënia e tij në detyrë si komisar i diturisë, tregon pasionin dhe përkushtimin e tij për punën dhe dashurinë për nxënësit e tij.

“Zemra jonë, ylli i pashuar re në krye të detyrës që e kishe me aq pasion, si komisar i diturisë që në atë fshat të largët malor !Punën e mësuesit e bëre me përkushtim e pasion me durim e fisnikëri, që nxënësve t’ju çoje dituri ! Jemi dhe do të jemi krenarë gjithë jetën për trimin e yllin tonë ALBANIN që na ndriçon lart në qiell !Shpirti Tënd u prehtë në paqe o Biri jonë ! Të qoftë dheu i lehtë o shpirt ! Qofsh i xhenetit o Alban o zemra jonë! Loti na pikon , zemra na rënkon oh oh birrrriiii që nuk do të harrojmë deri sa të vimë pranë teje shpirrrrrtiii i mamit !”

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME