Categories Lajme

10 mijë të prekur nga koronavirusi dhe 213 të vdekur në Kinë, Italia shpall 6 muaj të emergjencës (Video)

Kina njoftoi se tashmë ka mbërritur në 10 mijë numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri që për nga përhapja, tashmë ia kalon zyrtarisht dhe Sarsit.

213 është bilanci i të vd ekurve, e fatkeqësisht mund të mos ndalet këtu. Virusi i tme rrshëm ka mbërritur tashmë dhe në Italinë fqinjë. Një çift turistësh në Itali rezultoi pozitiv ndaj virusit dhe po mbahet nën vëzhgim në spital.

32 persona të tjerë dysh ohet se janë infektuar. Autoritete italiane vendosën të shpallin gjendjen e emergjencës për 6 muaj dhe të ndalojnë të gjithë trafikun ajror me Kinën. Sëmundja po trajtohet sikur të ishte ndonjë epidemi kolere, thonë mediat vendase.

80 italianë pritet të kthehen nga Wuhani të hënën, por do të mbahen nën kontroll të rreptë. Suedia u bë vendi i fundit që regjistroi një rast personi të infektuar, ndërsa në Gjermania numri i të prekurve shkoi në gjashtë; mes tyre, edhe një fëmijë në Mynih, gjendja e të cilit fatmirësisht është e stabilizuar.

Britania po ashtu raportoi rastet e saj të para të konfirmuara. Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se përhapja e virusit në të gjithë botën është një emergjencë globale, si dhe një “ngjarje e jashtëzakonshme” që kërkon një reagim të koordinuar ndërkombëtar. Sipas një raporti të BBC, infeksioni është i vështirë për tu diktuar dhe ndaluar sepse vlerësohet se vetëm një në pesë raste do të rezultojë në “simptoma të rënda” që do të thotë se njerëzit mund ta përhapin sëmundjen pa pasur simptoma ose pa e ditur as vetë se janë të infektuar.

Ekspertët amerikane nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thonë se simptomat e një të ftohuri apo gripi të zakonshëm dhe ato të koronavirusit janë të njëjta. “Ne jemi të gjithë në të njëjtën anije.”Ky virus mund të pengohet vetëm nëse punojmë së bashku. Është koha për fakte dhe jo për fr ikë, deklaroi kreu i OBSH-së, Ghebreyesus./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME