Categories Lajme

10 të shoqëruar nga protesta te Unaza e Re, banorët paralajmërojnë përleshje fizike

Pas protestës prej 4-ditore tanimë të banorëve të “Unazës së Re”, policia shoqëroi sot 10 banorë në komisariatin nr.6. Mes të shoqëruarve është dhe një grua shtatzënë e cila sapo doli nga komisariati.

Ajo u shpreh për FaxNews  se u lirua për shkak të gjendjes së saj, ndërsa 9 të tjerët do të ndiqeshin penalisht. Në ambientet e policisë, sipas saj u është bërë e ditur se kanë shkelur ligjin me tubimet e tyre dhe se do të procedohen penalisht.

“Na akuzojnë se përse kemi organizuarr tubim ose protestë, dhe thonë që çdo gjë ka qenë e paligjshme, ne po na nxjerrin jashtë, ky është shteti jonë, me çfarë do dal jashtë? Për mua nuk do ketë ndjekje penale por për tjerët, po. Kjo është komplet e paligjhme. Kemi thirrur avokatin, kërkojnë që ne të mos bëjmë protestë. Më kanë liruar vetëm për shkak të gjendjes. Patjetër që protestën do ta vazhdojmë, unë e humbur se humbur jam…”, u shpreh për ‘Fax News’ ajo.

Një qytetar jashtë ambientit të komisariatit, u shpreh se i kanë shoqëruar mamanë e tij.

“Sot kanë ardhur policia, ka shoqëruar mamanë time dhe dy persona të tjerëm njërën prej të cilave është shtatzënë, nga informacionet e mia, u është bërë preison i paparë për të mos dalë në protestë dhe u është thënë që të ndiqen penalisht, ne nuk kemi cënuar askënd, por mbrojmë të drejtën tonë me mish e me gjak. Ne kërkojmë që të na lirohen njerëzit tanë pa i proceduar penalisht ose ne do flemë para derës së komisaruiatit, është shtatzënë ajo. Tani më nuk mundem të komunikoj me ta dhe na kanë thënë që do të ndiqen penalisht për tubim të paligjshëm. Kjo është policia jonë, e degjeneruar që merr gra shtatzanë, baballarë që janë 70 vjeç dhe i mban aty. Nuk e di çfarë t’i them tjketër këtij shteti, po i them drejtorit Ardi Veliu çfarë po bën, tërhiqu”, u shpreh ai i revoltuar.

“E kanë shoqëruar babin tim, është 70 vjeç, është e paligjshme. Kjo nuk është Shqipëria që duam, Shqipëria që duam është që të strehojë njerëzit dhe pastaj të ndërtojë rrugën. Nuk do të tërhiqemi deri në fund”, tha një tjetër qytetar jashtë komisariatit.

Ndërkohë përveç gruash shtatzënë nga komisariati ka dalë edhe një tjetër banor i cili bëri të ditur se nuk ka tërheqje nga banorët pavarësisht se çfarë bën policia pasi nuk kanë ku të shkojnë nëse nuk shpërblehen. Madje ai kërkoi edhe solidaritetin e qytetarëve të tjerë.

“Nëse do të vazhdojë këshu do ketë përleshje fizike, ne nuk tërhiqemi”, deklaroi ai.

Në ambientet e komisariatit të policisë kanë mbërritur edhe disa deputetë të PD./faxnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME