Categories Lajme

Meta në Shën Mitër Korona: Arbëreshët kanë dhënë kontribut të çmuar për përjetësimin e figurës së Skënderbeut

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në një vizitë në Itali tek arbëreshët e Kolegjit të Shën Adrianit në Shën Mitër Korona në nderim të figurës së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, foli për rëndësinë e rilindasve në nderim të figurës së heroit kombëtar. I pranishëm gjatë takimit ishte edhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

“Edhe pse larg mëmëdheut të tyre, komuniteti arbëresh krijoi dhe mbajti gjallë identitetin e vet kombëtar, i cili edhe sot pas 550 vitesh ruan me dashuri e fanatizëm gjuhën, kostumet, ritet, traditat dhe besimin. Ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar të arbëreshëve është një simbiozë unikale me integrimin e plotë të tyre me kulturën dhe shoqërinë italiane.

Ne u jemi mirënjohës pafundësisht arbëreshëve për kontributin e çmuar që kanë dhënë për kombin tonë: përjetësimin e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut ndër shekuj. Skënderbeu na bashkon të gjithëve ne shqiptarëve kudo në botë! Prandaj ne u jemi mirënjohës motrave dhe vëllezërve tanë arbëreshë që e ruajtën këtë figurë të lavdishme dhe bëmat e tij.

Komuniteti arbëresh mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij patën folur gjashtëqind vjet më parë. Ky është një thesar i madh për kombin tonë, për Italinë dhe trashëgiminë botërore. Është në interesin e dy popujve dhe vendeve tona të promovojmë këtë komunitet të vjetër e me vlera unikale si pjesë e pandashme e trashëgimisë historike shqiptare, italiane dhe europiane”, tha Meta.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME