Categories Lajme

10-vjeçarja humbi jetën, babai: Shoferi u largua pas ngjarjes, dua drejtësi!

Detaje tronditëse dalin në dritë nga vdekja e 10-vjeçares dje në Tiranë, e cila u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”. Babai i të miturës në një prononcim për “News 24” ka rrëfyer momentet e fundit kur ishte ndarë me vajzën e tij. Iliaz Petali tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur. Babai tha se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Kisha 10 minuta që u ndava me vajzën. Ajo ishte me gjyshen për dore. Shoferi erdhi e përplasi. Aksidenti mund ti ndodhe çdokujt por shoferi bëri gabim se ishte me shpejtesi në rrugë lagje. E përplasi fëmijën dhe iku. Mund të ketë qenë i pirë po ia lë shtetit në dorë të bëjë drejtësi. Ketu s’ka as rrugë as trotuar asnjë kusht.”, tha ai. Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestua Alban Guri, i cili drejtonte mjetin që u përfshi në aksident.

Njoftimi i policisë: Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu

Gadishulli i Balkanit po ndikohet nga rryma ajri të paqëndrueshme duke sjellë reshje shiu dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME