Categories Lajme

102 vjetori i ndarjes nga jeta të Ismai Qemalit homazhe dhe përkujtim në Vlorë

102 vjetori i ndarjes nga jeta të Ismai Qemalit homazhe dhe përkujtim në Vlorë. Homazhe në nderim të babait të kombit shqiptar. Vlerësim dhe nderim për figurën e Ismail Qemalit. Jemi këtu ka theksuar kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli për të nderuar figurën e themeluesit të shtetit shqiptar. Historia na tregon se duhet të jemi të vëmendshëm ndaj atyre që i kanë dhënë kombit vlera te padiskutueshme.

Cdo kush është i ftuar këtu sot. Në Vlorë nderohet kështu Ismail Qemali themeluesi i shtetit shqiptar në 102 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përvjetorët e Ismail Qemal Vlorës nuk do të mjaftojnë asnjëherë për ta kujtuar e falenderuar sa duhet, burrin e urtë e mendjendritur, për gjithë ç’i dha Shqipërisë! “Vepra e jote, përdita ndriçohet! Po ti o Burrë, na ike pa gas, Na le përjetë, po ti le pas Lirinë, Lirinë që Kombi lëvdohet”.

Me fjalët e Petro Markos, i përulem sot e gjithmonë veprës së tij, që ndriçoi historinë e kombit! Shtëpia e parë e qeverisë shqiptare, ishte vizita e dytë e kësaj dite, për të kujtuar e nderuar Ismail Qemal Vlorën. Për shkak të projektit të ri që ka nisur prej kohësh, Muzeu i Pavarësisë, sot, mund të jetë i vështirë për t’u vizituar, por shumë shpejt, investimi i ri qeverisë shqiptare do t’i rikthejë rëndësinë, duke e evidentuar mes një parku të gjelbëruar që do të vizitohet nga çdo turist që ndalon në Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME