Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai i 8 vjeçarit të plagosur prej aksidentit të ndodhur në Durrës dy ditë më parë.

Me zërin që i dridhet dhe thellësisht i prekur, ai tregoi se djali i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndau një detaj rrëqethës, që vogëlushi kërkon vazhdimisht shokët e tij, pa e ditur se ata kanë ndërruar jetë.

-Ju uroj shërim sa më të shpejtë të djalit dhe shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë. Ngushëllime për rastin tjetër! Në çfarë gjendje është?

Meslani: Djali tani është jashtë rrezikut për jetën, jemi në mes të një ndërhyrjeje.

-Do bëhet në Shqipëri?

Meslani: Do bëhet këtu te Trauma.

-Çdo gjë është në rregull në spital, vëmendja, kujdesi?

Meslani: Vëmendja është në rregull, po unë kam edhe dy fëmijë të tjerë te shtëpia, kanë nevojë për psikolog.

-Nuk ju kanë çuar psikologë fare për të qetësuar familjen?

Meslani: Jo fare absolutisht!

-Si është gjendja në familje?

Meslani: Super e rënduar?

-A të tha djali në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja?

Meslani: Vetëm dicka më ka thënë, kërkon shokët e vet dhe thotë erdhi makina me shpejtësi, na mori përpara!

-Ju nuk i keni thënë gjë?

Meslani: Jo, jo! Edhe këtu kemi një psikologe private.

Për shoferin e dehur që përplasi fëmijët, Meslani tha se e njihte dhe se e ka denoncuar disa herë për shpejtësinë e tejkaluar.

“Të marrin telefonin ta shohin. Jo vetëm unë, por gjithë lagjia. Vinte një patrullë kalonte, e shihte të parkuar dhe ikte”, rrëfeu ai.

“Jemi shumë të tronditur”, përfundoi ai me lot në sy.

Ngjarja tronditëse ndodhi më 3 maj, në mes të ditës, kur shoferi në gjendje të dehur përplasi për vdekje dy të mitur dhe la të plagosur një tjetër. Një lajm i kobshëm dhe që ngjalli reagime të ashpra sa i takon sigurisë së të miturve në rrugë apo hapësira të tjera publike.

Edhe në Kuvend u fol lidhur me ngjarjen, ndërsa mazhoranca paralajmëroi ndryshime në Kodin Penal. Policisë së Shtetit iu bë apel për vigjilencë të shtuar dhe “që të fortët e lagjeve të bëhen shembull”.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME