Categories Lajme

105-vjeçarja u shërua nga covid në 5 ditë, vuante nga sëmundje të tjera

Një grua 105-vjeçare në Turqi ka arritur t’i mbijetojë koronavirusit, ndërkohë që mjekët konstatuan se ajo u shërua brenda 5 ditësh nga momenti i diagnostikimit. Sipas agjencisë Anadolu, Huriye Başkapan sapo kishte mbërritur në shtëpinë e djalit të saj në periferi të Stambollit, me qëllim që të shmangte rrezikun e lartë të qytet, kur kishte nisur të ndjente lodhje dhe mungesë orkesi.

Pasi vajza dhe nipi i saj të cilët e shoqëronin, rezultuan me të njëjtat simptoma, ata bënë një kontroll në spital ku rezultuan pozitivë në testin e Covid 19. Mjekët e këshilluan Başkapan të vazhdonte trajtimin në spital pasi konstatuan probleme me veshkat dhe mëlçinë.

Duke folur për agjencinë Andolu gruaja tha se ju deshën vetëm 5 ditë për t’u shëruar, ndërkohë që shumë të tjerë në gjysmën e moshës së saj madje, nuk ja kanë dalë nga Covid. Për mjekët shërimi i saj ka qenë një surprizë, edhe për faktin se gruaja vuante nga disa sëmundje kronike, që e rrisnin rrezikshmërinë.

“Duke patur parasysh faktin se është 105-vjeçe dhe kishte disa probleme kronike, ajo e përballoi sëmundjen shumë mirë. Ndihmoi edhe fakti që ndoqën me rigorozitet çdo këshillë që u dhamë pas qëndrimit në spital”, tha mjeku Emre Özge i cili e ndoqi pacienten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME