Categories Lajme

107 të vdekur dhe 1 mijë të plagosur në 7 muaj

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola publikoi mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, 9 video reale nga aksidentet që kanë ndodhur në Shqipëri kohët e fundit.

Në formën e një mesazhi sensibilizues, Tola bëri apel që drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor sepse sjellin pasoja të paparashikueshme për jetën e tyre.

107 të vdekur dhe 1 mijë të plagosur nga 1 janari i këtij viti deri më sot janë shifra mjaft të larta për Shqipërinë. Sipas Tolës ka një trend ulje të aksidenteve por gjithsesi sipas shifrave situata mbetet shqetësuese.

Nga masat e policisë vlen të theksohen dy shifra për vitin e kaluar. E para është 3500 patenta të bllokuara dhe shifra prej 13 miliardë lekët të vjetra gjobë të vjela vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas Tola, shkelja nuëmr një por që ka sjellë edhe pasoja të rënda është përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME