Categories Lajme

1077 raste të reja me Covid në Kosovë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) njoftoi sot se 63 pacientë janë në kujdes intensiv. Kjo shifër paraqet rritje, pasi një ditë më parë, në gjendje të rënduar shëndetësore ishin 55 pacientë.

Sipas njoftimit, në spitale dhe klinika ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 1.165 pacientë, ku 1.077 janë të konfirmuar me koronavirus. Prej tyre 944 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës trajtim po marrin 394 pacientë me COVID-19, ku numri më i madh i tyre po trajtohen në Klinikën Infektive, përkatësisht 120 pacientë.

Ndërkaq, në Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) janë 80 pacientë, në atë të Pulmologjisë 77 pacientë, në Klnikën Infektive 3 (Interno) janë 71 pacientë, në atë të Gjinekologjisë 29 pacientë, në Mjekimin Intensiv Qendror COVID janë të shtrirë 15 pacientë si dhe në Klinikën e Pediatrisë po marrin trajtim 11 persona.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 683 persona të infektuar me koronavirus. Spitali i Prizrenit është më i ngarkuari, ku trajtim po marrin 176 pacientë. Në atë të Pejës janë të shtrirë 174 pacientë, në spitalin e Gjilanit 134, në Gjakovë po trajtohen 134 pacientë, në spitalin e Ferizajt janë 76 pacientë, në Mitrovicë 44 dhe në spitalin e Vushtrrisë janë të shtrirë 26 pacientë.

Të premten, më 27 gusht, Kosova regjistroi 16 v iktima dhe 2.098 raste të reja me COVID-19. Për shkak të rritjes së rasteve javëve të fundit, është paralajmëruar se autoritetet do të marrin masa të reja me qëllim që ta frenojnë përhapjen e mëtejme të virusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME