Categories Lajme

Emrat\ Qafë-Muzinë, çifti i të moshuarve që humbën jetën u gjetën të përqafuar me njëri-tjetrin

Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, çifti i të moshuarve që humbën jetën u gjetën të përqafuar me njëri-tjetrin

Nga aksidenti fatal që ndodhi më 26 gusht në Qafë Muzinë ku humbën jetën 5 persona që udhëtonin me fugonin,mes tyre ishte edhe një çift të moshuarish, të cilët gjithashtu ishin viktimë e përplasjes tragjike. Çifti Drita dhe Fiqiri Koçari, 72 dhe 77 vjeç, me origjinë nga Skrapari Drita dhe Fiqiri Korçari janë gjetur nga zjarrfikësit të përqafuar me njëri – tjetrin. Ata lanë pas 2 djem dhe 1 vajzë, nipër dhe mbesa.

Drita dhe Fiqiri Korçari vinin për të kaluar pushimet në Sarandë, por nuk arritën të mbërrinin, pasi fugoni me të cilin udhëtonin, ra nga një urë rreth 7 metër. Përplasja rezultoi fatale edhe për shoferin e fugonit 51-vjeçar, Bardhi Prodo dhe një çift turistësh të huaj nga Ukraina, Tetjhana dhe Olesandr Fediaieva, 48 vjeç dhe 53 vjeç. E vetmja e mbijetuar e aksidentit ishte 25-vjeçarja nga Tirana, Greta Daberdini, e cila shkonte tek e motra që ishte me pushime në Sarandë.

Sipas policisë mjeti ‘Land Roveri’ që drejtohej nga 22-vjeçarja nga Tirana, Rexhina Çelhaka, u përplas me fugonin me pasagjerë, që përfundoi në greminë. Ndërsa sipas dëshmisë së vajzave italiane që udhëtonin si pasagjerë në mjetin “Land Rover” thanë se fugoni e mori kthesën gjerë dhe shoferja e fouristradës frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.

Hetuesit ende po punojnë për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa në pranga ka përfunduar 22-vjeçarja për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Rruga në Qafë-Muzinë njihet si mjaft problematike për shkak të ngushtësisë së saj dhe mungesës së sinjalistikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME