Categories Lajme

Higjiena, kushtet e sigurisë e respektimi i orareve, Task Forca kontrolle në urbane në të gjithë vendin

Kanë jo të pakta ankesat e qytetarëve për transportin publik qytetës, duke filluar nga mungesa e higjienës, vonesat në stacione e kushtet jo të mira, ndërsa tashmë në terren, për monitorimi e situatës është angazhuar Task Forca e Transportit Rrugor.

Me një postim në Facebook, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se kanë nisur kontrollet në urbanë për dokumentacionet përkatëse, duke filluar nga Aktet e Vlerësimeve që kanë të bëjnë me komoditetin dhe respektimin e kushteve higjenizues gjatë transportit të udhëtarëve, vlefshmëria e kontrollit teknik dhe deri te vlefshmëria e dokumentave për respektimin e orareve !

Këto aksione do të shtrihen në të gjithë territorin e në çdo qytet. Në postimin e Ministrisë theksohet se nuk do të tolerohet asnjë subjekt i cili nxit ndotjen e ambientit për shkak të mosplotësimit të kushteve teknike gjatë qarkullimit. Ndotja, kushtet e këqija të sigurisë dhe mosrespektimi i komoditetit të udhëtarëve do të ndëshkohen rëndë, deri në pezullim licence!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME