Categories Lajme

11-vjeçari shqiptar në kampin e I.SI.S në Siri, Myfiu i Shkodrës: Diplomacia rol vendimtar për kthimin e djalit

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka reaguar për rastin e Alvin Berishës, fëmijës shqiptar që ndodhet në një nga kampet e ISIS në Siri. Përmes një deklarate për mediat, Myftiu bëri thirrje se familjet shqiptarë që janë mashtruar nga propagandat e ISIS duhet të kthehen në Atdhe përmes ndihmës së shtetit. Ai tha se “diplomacia me te gjitha format duhet te interesohet dhe të luaj një rol vendimtar qoftë edhe për kthimin e një fëmije”. “Familjet e shqiptarëve të gënjyer apo të mashtruar nga propaganda false të atyre ditëve të kthehen një orë e më parë në vendin e tyre. Sepse nuk kanë faj fëmijët e tyre për gabimet e prindërve. Normalisht diplomacia me të gjitha format duhet të interesohet dhe të luaj një rol vendimtar qoftë edhe për kthimin e një fëmije. Të çdo fëmije, por edhe çdo shqiptar është i shenjtë për tokën tonë. Ne si komunitet fetar i qëndrojmë thirrjeve tona dhe nuk tërhiqemi.

As nuk e ndryshojmë thirrjen tonë për asnjë arsye sepse është thirrje e drejtë dhe ajo që ka ndodhur në Siri gjatë këtyre viteve është një zullum i madh të cilin nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e pranojmë dhe nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshë”, tha Myftiu i Shkodrës në një prononcimin për ‘News 24’.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri. Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME