Categories Lajme

FOTO/ “100 mijë euro për një pjesë tokë”, vëllezërit Basho sot para gjykatës, mohojnë akuzat e ngritura ndaj tyre

Satilno Basho, vëllai i Tesit i arrestuar pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës doli sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokurori Anton Martini kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij me akuzën e shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie.

Prokuroria argumentoi se në sajë të kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale S.H., se Tesi Basho i ka bëre presion atij për t’i dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë.

Dy vëllezërit Basho dhe biznesmeni kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin, më konkretisht biznesmeni është daja i mamasë së dy vëllezërve. Ndërkohë kjo gjë u hodh poshtë nga i arrestuari, Satilno Basho, i cili tha gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori.

“Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë.

Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë “pse më fut mua në këtë mesele”.

Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë “nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti s’ke lidhje me këtë gjë. Më pas ky konflikt pronësie u zgjidh mes familjeve tona”, tha Satilno Basho në gjykatë.

Tesilvan Basho dhe vëllai i tij, Satilno u arrestuan pak ditë më parë në Selenicë.
Tesilvan Basho, i cili u kap në një bilardo, pritet të ekstradohet në Itali, pasi është dënuar për vrasjen e dy prostitutave në shtetin fqinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME