Categories Lajme

111-vjetori i Kongresit të Elbasanit, Arkivi Qendror Shtetëror publikon dorëshkrime të vendimeve

Si sot 111 vjet më parë, mbylli punimet Kongresi i Elbasanit, i mbajtur më 2-9 shtator të motit 1909. Pjesëmarrës në kongres ishin gjithsej 35 delegatë nga intelektualët më në zë shqiptarë, nga brenda dhe jashtë vendit si përfaqësues të shoqërive patriotike. Arkivi Qendror Shtetëror publikoi sot disa nga dorëshkrimet e vendimeve të Kongresit të Elbasanit që ruhen në fondin nr. 102 të këtij institucioni.

Ky kongres i hapi rrugën shkollimit laik në trevat shqiptare dhe vendosi të themelohej në qytetin e Elbasanit një shkollë e mesme pedagogjike e cila u quajt shkolla Normale, për përgatitjen e mësuesve të cilët do të punonin në zhvillimin e arsimit kombëtar. Aty u vendos për sistemin e shkollave shqipe, mënjanimin e shkollave në gjuhë të huaj dhe për drejtshkrimin e gjuhës ku si shembull u dha përdorimi i dialektit të Elbasanit si ai që përafron më tepër me dialektet e tjera.

Kongresi i Elbasanit hodhi bazat më të rëndësishme të zhvillimit të arsimit kombëtar. Ai u thirr me nismën e klubit shqiptar të Selanikut. Kongresi vendosi të themelohej në Elbasan, në vjeshtën e 1909-ës, një shkollë e mesme pedagogjike (Normale) shqipe me gjashtë klasa, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe dhe do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME