Categories Lajme

Vokshi me komunitetin rom në Durrës: Do të ndryshojmë gjendjen me punësim dhe shkollim

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u takua me banorë të komunitetit rom në Durrës. Vokshi shprehet se qytetarët të goditur nga tërmeti dhe nga pandemia, tregojnë kushtet e vështira të jetës dhe pamundësinë për të shkolluar fëmijët, mungesën e ndihmës sociale dhe nëpërkëmbjen në zyrat e administratës. “T’i bëjmë thirrje, jo qeverisë së sotme, sepse harrojeni që ajo do të mendojë për ju, ju ka lënë të braktisur kaq vite, por ne do të mundohemi që të rikthejmë vëmendjen ndaj komunitetit. Ju takon. Asgjë të jashtëzakonshme nuk do të bëjmë, vetëm do të zbatojmë ligjet, do të zbatojmë programet. Janë fondet që janë të dedikuara për komunitetin rom që vidhen dhe shkojnë në xhepat e tjetër kujt dhe nuk vijnë për mbështetjen tuaj”, tha ish- deputetja Albana Vokshi.

Po ashtu, Vokshi shtoi se “nesër, kur të jemi në qeverisje t’ju japim atë që ju takon, që të mos dridheni që po vjen një oligark që t’ju rrëmbejë tokën apo pronën, që t’ju nxjerrë në rrugë dhe mos keni ku të strehoni fëmijët. Ajo çka ne premtojmë sot është rikthimi i vëmendjes, është punësimi. Mos kërkoni lëmoshë, kërkoni të punoni që të paguani faturat e dritave, që të ushqeni fëmijët dhe të bëni një jetë të denjë, është e drejtë kushtetuese, është e drejtë ligjore. Nuk do t’ju japim lëmoshë. Do të rikthejmë vëmendjen, do t’ju riintegrojmë në shoqëri”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME