Categories Lajme

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 45 të shëruar, 151 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 151 raste pozitive me COVID-19. Rovena Daja, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik tha se “gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 45 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë, 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnjë, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë, Mirditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos”. Sipas ekspertes, në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

“Një qytetarë 61-vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve. Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127”, tha Daja. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë për pyetjet që keni për COVID-19’.

COVID-19 – Statistika (9 shtator 2020)
Testime totale 70410
Raste pozitive 10704
Raste të shëruara 6284
Raste aktive 4098
Humbje jete 322 (qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2148
Durrës 483
Shkodër 334
Lezhë 232
Elbasan 184
Korçë 158
Fier 146
Vlorë 138
Kukës 130
Berat 77
Gjirokastër 37
Dibër 31

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME