Categories Lajme

113 mijë euro në “Audi”, lirohet nga qelia shefi i stërvitjes në RENEA, Altin Morina

Altin Morina, shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, është liruar nga qelia.

Punonjësi i policisë u arrestua nga kolegët e tij, një muaj më parë, teksa në makinë ju sekuestruan 113 mijë euro cash, të padeklaruara nga Morina.

Vendimi për lirimin e Morinës është marrë tre ditë më parë nga gjykata e Tiranës, e cila pranoi kërkesën e specialit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në Burg” në “Detyrim për tu paraqitur në prokurori”.

Në muajin Mars 2023 Morina u kap teksa lëvizte me një makinë “Audi”, brenda së cilës u bllokuan 113 mijë euro.

Tre ditë pas arrestimit, Morina doli para gjykatës, e cila vendosi ta mbyllë në qeli për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Por Altin Morina deklaroi se: “…prokuroria nuk ka asnjë provë, paratë i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam  gati të bashkëpunojë me organin e akuzës për ti dhënë prova që lekët i mora për arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit…”.

Duke mos qenë dakord me vendimin e gjykatës për mbylljen në burg, ditën e Enjte Morina i është drejtuar gjykatës me një kërkesë për lirimin e tij nga qelia pasi eurot ja kishte dhënë biznesmeni i ndërtimit Gentian Gjoka.

Për të bindur gjykatën se nuk jemi përballë një skeme të pastrimit të parave, avokatët e Morinës kanë vënë në dispozicion dhe mandatin bankar të tërheqjes së eurove.

Me kërkesën e Morinës për lirim nga qelia, ka qenë dhe prokurorja e Tiranës, Elsa Miha,e cila pranoi në gjykatë që Morina të hetohej në gjendjen e detyrimit për tu paraqitur.

Nisur nga kjo situatë, gjykata e Tiranës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Altin Morinës, nga “Arrest në burg” në “Detyrim për tu paraqitur” një herë në muaj në prokurori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME