Categories Lajme

122 raste të reja ne 24 orët e fundit, 1 rast Vlorë

6 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, ndërkohë që janë shënuar 122 raste të reja. Që në fillim të këtij komunikimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i kujton qytetareve detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid19.

Situata epidemiologjike në vend ne 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë identifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2, në 856 testime të kryera, ndërsa 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre 24 orëve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.
I shprehim ngushëllimet familjarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Ambientet e punës ku ofrohet shërbim duhet të respektojnë distancën prej 1.5 metër dhe të dezinfektohen vazhdimisht. Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME