Categories Lajme

Sindikata e Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor: Të rritet trajtimi financiar! Kërkesa me 4 pika për kryeministrin

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor kërkon që të gjithë ata mjekë, të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19  të shpallen dëshmorë të kombit. Me anë të një deklarate, Sindikata parashtron 4 kërkesa. Në deklaratë  kërkohet të bëhet sigurimi i jetës i personelit shëndetësor si dhe rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor. Sindikata nuk harron të kujtojë që personelit shëndetësor të çdo niveli duhet që t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale, në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Deklarata i është përcjellë kryeministrit të vendit Edi Rama, opozitës dhe Presidentit Ilir Meta.

Të gjitha kërkesat janë këto: 1-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor, të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm; 2-Të bëhet sigurimi i jetës të personelit shëndetësor me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë;

3-Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor; 4-Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME