Categories Lajme

Më ndaloi tek “Vasil Shanto” në mes të natës dhe…

E kërcënojnë se do t’i marrin peng fëmijët për borxhin e ish-gruas. Kjo është historia e A.K., një biznesmen që prej disa muajsh ka hyrë në telashe me shtetasin L.S. Burime policore bëjnë me dije për se shqetësimi shtetasit A.K. i është shkaktuar nga e shoqja me inicialet S.P., martesa me të cilën zgjati tetë vjet.

Por ndonëse çifti u divorcua, rezulton që gruaja të ketë marrë një borxh tek shtetasi L.S., një borxh të cilin ajo nuk e ka shlyer ende. “Ish-bashkëshortja ime i mori borxh 1500 euro, borxhi ishte personal dhe jo në emër të familjes”, denoncon qytetari. “Me ndarjen tonë, ish-bashkëshortja shkroi një deklaratë borxhi, ku vërteton që këtë borxh e merr përsipër ajo dhe nuk ka asnjë pretendim që unë të paguaj një pjesë të këtij borxhi apo të gjithin”, shton më tej i kërcënuari. 49-vjeçari tregon se megjithëse ky fakt iu bë i ditur edhe borxhdhënësit që në fillim, ai ka filluar kanosjet kundër ish-burrit. Kërcënimi i parë u regjistrua në fillim të shkurtit.

“Në rrugën “Vasil Shanto”, në mes në natës, një mjet mercedez benz GL i zi më zuri rrugën. shoferi më kërcënoi dhe u konfrontua dhe më paralajmëroi: nëse nuk më jep lekët, do të marr fëmijët”, ka denoncuar burri. Siç rezulton edhe pse ish-bashkëshorti iu lut dhe i përsëriti që ai nuk ka lidhje me borxhet e gruas, shtetasi L.S. ka vazhduar me kërcënime. “

Më la afat duke dhënë ultimatum; brenda një muaji dua lekët. Dhe tani po vazhdon sërish me kanosje”, ka thënë biznesmeni. I pyetur nga policia se çfarë kanosjesh të tjera ka pasur gjatë këtyre muajve, 49-vjeçari ka sqaruar: “Nuk më ka kërcënuar më, dhe u jam shmangur. Por ngaqë më la afat, dhe më kërcënoi për jetën dhe fëmijët dua që këtë keqkuptim ta zgjidhë policia. Kërkoj që ky person mos të më bezdisë më. Në muajin korrik i njëjti person më preu rrugën me fuoristradë, unë isha me motor. Kësaj radhe ai më shtyu dhe më qëlloi mbi kokoren e motorit. Më kërcënoi dhe më vendosi duart në fyt dhe më thoshte; do të vras”.

Kallëzuesi kujton gjithashtu në polici: “I thashë do të shkoj në polici dhe ngriti zërin duke ma prerë “nuk dua t’ia di për policinë”. Burime pranë komisariatit numër tre tregojnë për Gazetën “Si” se kanë thirrur ish-bashkëshorten dhe shtetasin L.S. për t’i pyetur, ndërkohë që oficeri L.F. e mbyll procesverbalin me lutjen e 49-vjeçarit: “Kërkoj që ky person mos të më bezdisë më për një borxh që nuk më përket”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME